Debate Lajmi Kryesor 2

Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “betoheshin” se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e Kolonel Ahmet Krasniqin!

”Serbët vrasin e ”UÇK-ja” flasin”, i shkruante Mero Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998!

Shkruan: Sinan Kastrati, Suedi

”Serbët vrasin e ”UÇK-ja flasin dhe ”UÇK” vrasin e serbët flasin”, i shkruante Mero Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998!

Një tog me ushtarë, “elitare” të UÇK-së ushtronin në arat e në fushat e fshatit Turjakë, Komuna e Malishevës, në pranverën e viti 1998.

Oda e Liman Avdi Hamitit ishte caktuar si “shtab” kurse Habib Zogaj, gazetar i “Kosovës së lirë” ishte caktua “zabit” i atyre ushtarëve ”elitë”. Nuk dihej nga kush ishte caktua ”zabit”. As ai nuk e dinte pse ishte caktua, bash ai!

Kur policia dhe ushtria serbe filluan fushatën për pastrimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve, edhe nga kjo ”zonë e lirë”, që tashme ishte bërë e njohur me Kleçkën, ”Betejën e Llapushnikut”, ”Kijevën”…. i gjithë fshati Turjakë ishte larguar dhe strehuar në malet e Zatriqit.

Image

Ramadan Xhele Kastrati, i masakruar ne Turjake nga forcat serbe

Para tyre ecnin krenarë “trimat e qetës së vogël”. Ky ishte “misioni” i tyre që të iu prinin fshatarëve. Aziz e Imer Amrushi e Shukri Ahmeti…- ishin disa nga ushtarët që iknin para, pas e nganjëherë futeshin në mes të fshatarëve, sigurisht për ti ”ndihmua”.

Ndërsa Habib Nezir Zogaj do të krenohej që kishte ”shkruar” një libër ku i kishte mbledhur disa foto, për të bërë një “epos”, me viktima, fotografi të të vrarëve e të masakruarve… nga Turjaka e fashatrat fqinje.

Ai, madje, pa pikë ftyre në një emoison televiziv që udhiqej nga lahperat e Kosovës (lpk-istët, siq është rtk-ja) do të thonte: ”Forcat serbe nuk kanë guxim me u përlesh me ”UÇK-në” por bëjnë masakra në popullsinë e pambrojtura” ! A ka nevoje kjo për koment ?

“Mos e prek gjarpnin në bisht, se kthehet e të han në gisht”!

Pas mospajtimeve e mosmarrëveshjeve që kishin pasur Gani Krasniqi, ish i burgosur politik, më vonë kryetar i komunës së Malishevës me Hashim Thaçin (“gjarprin”), se kush, ku duhet me sundua dhe ku, Hashimi e “emëron” Isni Kilajn kryetar të PDK-së dhe më vonë, kryetar ¨të Komunës së Malishevës, me “ferman” edhe për dy mandate aq sa kishte pas edhe Gani Krasniqi, para tij.

Gani Krasniqi i kishte thënë Hashim Thaqit: ”Deri në Arllat, mundesh me ardhë, këndej, sundoj unë….”!

Image

Lista e shqiptareve neper kampe qe pagusnim ne 3%

Përçarje tjetër edhe me të madhe, e luftës për pushtet pas asaj të Gani Krasniqit dhe Hashim Thaqit, kishte ”fillua” beteja e “re”, ajo në mes të Fatmir Limës dhe Hashim Thaqit e Isni Kilës.

Pas “betejave” me armikun kishte filluar lufta për pushtet.

(Digresion kohor)

Isni Kilaj, për ish ”shokun” e luftës, Fatmir Limajn do të thoshte:”Ne në Malishevë na u ndalua t’ia përmendnim pasurinë e zotit Limaj, t’ia përmendnim skandalet në politikë e jetë, t’ia përmendnim qyqarllëkun në gjykimet për krime lufte në Hagë e në Kosovë nga të cilat doli jo “Komandant çelik” por “komandant pambuku!”. Ai doli fitues sepse Ju nuk lejuat z. Thaçi të i thuhet e vërteta, ai u bë “heroi im”! Limaj vjen nga vendlindja ime dhe njihemi nga qytetarët e Malishevës! Ai u “rrit” në zyret tuaja dhe jo në Malishevë. Unë bashkë me bashkëpartiakët e mi kemi bërë fushatë në zgjedhjet e kaluara pasi ai ishte i deleguari i PDK-së, por unë nuk isha servil i tij dhe të dirigjohesha nga ai, sepse unë luftoj për parime dhe jo për teke dhe karriera të individëve si ato të Limajt. Përfitimet e Limajt dhe të Krasniqit qoftë politike, karriere apo materiale i njeh populli i Kosovës. Ata është dashur të largohen nga PDK-ja edhe pa dëshirën e tyre për dëmet që i kanë shkaktuar asaj dhe popullit…” do të shprehet Isni Kilaj për Fatmir Limajn gjatë fushatës së fundit elektorale për kryetar të komunës së Malishevës.

Në Tiranë, më 13, 14 qershor të vitit 1999 Xhavit Haliti planifikonte ta ”pushtonte” Kosovën me “ushtrinë”, që ai e kishte “rezervë”, në Shqipëri!

Në një bisede telefonike, më 13 qershor 1999, Xhavit Haliti me gojën plot gaz, e sytë durdulluq, ”themeluesi” i UÇK-së do të fliste për ”fitoret” e njëpasnjëshme. Xhaviti Haliti do të krekosej me këto fjalë: “Po ushtarët tanë kanë fjet në hotel. Ata janë ushqyer shijshëm e janë veshur me rroba të reja ndërsa ushtaret e tyre janë mbet jashte, si qenë (fjalën e kishte për ushtarët e Brigadës “Mergimi” që udhiqej nga ushtarakët e FARK-ut, komandanti, Kolonel Tahir Zemaj)!

Ne një takim të Kristofer Hill dhe të një delegacionit me të madh ”ushtarak”, që u takua me ”udhëheqjen e UÇK-së”, me Mehmet Hajrizi nga Srofci i Vushtrisë, në pyetjen ambasadorit Hill se çka po kërkoni, pse po luftoni, ai do të përgjigjej: ”Me rrëxu Ibrahim Rugoven.,….” (Nga libri, në shqip i Kr. Hill, ish ambasador amerikan në Maqedoni dhe i dërguar special për Kosovë).

Grumbullimi i fondeve të luftës në Skandinavi

Ndërkaq, Xhabir Zharku në Malmö, Nasim Hardinaj në Helsinborg dhe Hajdin Abazi në Halmstad, qytete të mëdha të Jugut të Suedisë, bënin “luftë” tjetër nga ajo e Xhavit Halitit, Hashim Thaqit, Fatmir Loimës e ….. Ata donin t’i grabitnin paratë që grumbulloheshin për nevojat e popullatës së shpërngulur shqiptare në Drenicë dhe përgjithësisht në Kosovë, pas shpërnguljeve nga një krahine e Kosovës në tjetrën……

Në Skandinavi bënim përpjekje të jashtëzakonshme për grumbullimin e mjeteve financiare dhe ndihmave të tjera… për nevojat që kishte Atdheu, bashkimin e shqiptarëve, ndërsa këta i ndanin luftëtarët në “krah” të luftës e të “paqes” e paratë, në fonde të vatanit, e të atdheut, në “Vendlinja thrret” e Fondin e Bukoshit“3%-shi-n” (Vërtetë kishte qenë i Bukoshit dhe Isës).

Fondi i SEVAPIT dhe XHEVAPIT,

Kur e thirra ”përfaqësuesin e Kosovës në Suedi, Dr. Shaqir Shaqirin në Stockholm , se pse po ndahën fondet dhe në cilin fond me i derdhur paratë e grumbulluara, ai më tha: Pë Sevap, dëgoni në 3%, kurse Xhavap, në Vendlindje. E more, Shaqë: Kush të ka dërgua ty në Suedi, ”vendlindja” apo ”atdheu dhe e përfunduam bisedën.

Hajdin Abazi në Halmstad

Pas masakrave që ndodhen në Drenicë, erdhi Hajdin Abazi në Halmstad, qytet ku jetoja unë, Sinan Kastrati, në fillim të marsit të vitit 1998. Në tubimin që u mbajt e ku morëm pjesë mbi 300 veta, foli (edhe) Hajdin Abazi. Ai iu drejtua shqiptarëve me këto fjalë: Unë me dorën time do ta vras Ibrahim Rugovën, duke aktruar si ”ushtar” në ndonjë skeq humoristik, në gjendje gatishmërie e me “mashinkë në dorë!”

Aëtherë u ngrit në këmbë Nezir Ademi nga Rugova e Pejës e tha: -“ O Hajdin Abazi, nëse ti do me e vra Rugovën, paret tona nuk ke me i marrë kurrë!”

Bardhyl Mahmuti në shoqatën ”Liria”, në Malmö

Ndërsa Bardhyl Mahmuti, me 21 shtator 1998, në “Liria” të Malmös”, shoqatë e të ”kuqëve” do të thoshte: ”Do ta vrasim edhe Kol. Ahmet Krasniqin”!

Për lexuesit e gazetave, portaleve po ua dërgoj disa dëshmi që brenda një mbrëmje, në Halmstad i kemi tubuar afro 100.000 korona suedeze, përveç obligimeve që kishim për fondet e 3% shit e të “Vendlindja thërret”. Dhamë shumica e shqiptarëv nga 500, 1.000 korona, për anëtar të familjes (disa dhjetëra mijëra korona suedeze….) dhe dëshmi e pagesa të tjera.

”Për fund!”

Nuk e kisha të lehte të shkruaj, e edhe tash e kam të vështirë ta kuptoj se si është e mundshme që një nxënës imi dhe i Jakup Kastratit, Gani Paçarizi, Isni kilaj e një “shok” tjetër i klasës, Gani Krasniqi, një ”ushtarak”, si Bislim Zyrapi e një…. shumë ”politikaj”, kryetarë komunash, qeveritarë e të tjerë, të jenë ushqyer me aq shumë urrejtje kundër mësuesve, bashkëfshatarëve, kundër institucione tona dhe presidentit Ibrahim Rugova, përkrahësve e simpatizuesve të tij, në emër të “atdhetarizmit”, në emër të “partisë”, të “fjalës së lirë”, duke iu mohuar të tjerëve lirinë edhe për të jetuar. /Ballikombetar.info

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *