Published On: 7 Korrik, 2017

Habitet policia holandeze: Shqiptarët ikin refugjatë me avionë “privatë” (Foto)

  • Autoritetet policore të Hollandës janë habitur këtë të premte, teksa kanë parandaluar një rast të emigrimit të paligjshëm, nga Belgjika drejt kufijve të tyre e më pas drejt Britanisë.

Policia ka ndaluar një autobus me 14 klandestinëve shqiptarë 3 prej të cilëve ishin fëmijë. Autobuzi është ndaluar në autostradën pranë Bredës së bashku me klandestinët.

Shqiptarët po i priste avioni 8 vendësh që ishte në pronësi të dy pilotëve anglezë. Autoritetet holandeze shprehen se nuk ishte parë ndonjëherë një rast I tillë ku emigrantët të përdornin avionë “privatë” për tu larguar nga toka e tyre drejt Britanisë.

Nga ana tjetër, dy shtetasit britanikë ishin të pajisur me leje dhe dokumenta të rregullta dhe mesa duket bënin rolin e një “taksie” ajrore të paligjshme. Efektivët e policisë hollandeze i kanë arrestuar të dy këta shtetas, teksa shqiptarët nga mosha 29 deri në 62 vjeç janë marrë në pyetje nga autoritetet/Gazeta Express

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...