Published On: 19 Maj, 2017

Habia e ‘The Economist’ dhe parashikimi i Sali Berishës

Revista e njohur “The Economist” ia ka dedikuar një prej artikujve kryesore, zhvillimeve të befasishme në Ballkan.

Sipas saj, në mënyrë të habitshme, në tre shtetet: në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, krizat u zgjidhen menjëherë.

“Ballkani Perëndimor kaotik merr një kthesë të papritur për mirë,” shkruan “The Economist”.

“Gjatë javëve të shkuara, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vizituar nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për rajonin, Hoyt Brian Yee. Vizita e tij mund të ketë të bëjë diçka me hapjen e papritur të politikanëve vendas për kompromis. Bashkimi Europian dhe SHBA janë duke u shqetësuar gjithmonë e më shumë nga ndikimi në rritje i Rusisë në rajon. Ata druhen se konflikti në Ballkanin Perëndimor mund të nxjerrë nga kontrolli politikat e tyre dhe mund t’i detyrojë ata të ndërhyjnë sërish, siç kanë bërë në vitet ’90. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, potenciali për kaos mbetet: Ata duhet të mbeten të angazhuar,” e mbyll shkrimin revista.

Pikërisht presioni i SHBA dhe BE ka bërë që në rrjet të shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se marrëveshja mes PS dhe PD do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar më 26 prill në emision “Tonight Ilva Tare” në Ora News, paralajmëroi për një marrëveshje të re, që ai e cilësonte të plotë.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese duhet të ishin të plota dhe se ato do të çonin vendin të sigurt në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se vendi ka nevojë për një marrëveshje të re. Mendoj se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrëveshje të re dhe këtyre politikanëve do t’u mbetet merita e marrëveshjes së re. Me gjëra të pjesshme asgjë nuk zgjidhet. Vetëm një marrëveshje që do ta çonte Shqipërinë të sigurt në Bashkimin Evropian,” tha Berisha.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...