Published On: 21 Tetor, 2016

Guardiola gazetarëve: Do të shkoj në shtëpi nëse dështon projekti me Man Cityn

Pep Guardiola e kishte menduar kohë më parë ndërrimin e stilit të lojës, por kishte vendosur të mos e bënte – pasi nuk ka zgjidhje më të mirë se stili i lojës së tij

Pas dështimit në Camp Nou dhe ndaj Evertonit, gazetarët anglez kanë filluar të vënë në dyshim nëse Pep Guardiola do të ketë suksese te Manchester City me stilin e lojës së Barcelonës, përcjell Gazeta Express.

Por, Guardiola ua ka rikujtuar atyre se deri para dështimit me Evertonin e në Barcelonë, shkruanin se “e kam transformuar klubin”.

Përveç tjerash, trajneri spanjoll u tha gazetarëve se gjatë karrierës së tij ka fituar 21 tituj me këtë stil të të luajturit dhe se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë.

“Ah, ju do ta dëshironit një gjë të tillë, huh?”, iu përgjigj fillimisht Guardiola gazetarit në pyetjen nëse do ta ndërronte stilin e lojës.

“kam menduar për këtë, po. Por, pas kësaj pash se nuk ka zgjidhje më të mirë se sa ajo që unë besoj se është më e mirë. Kështu që nuk mund ta ndryshojë”, shtoi ai.

“A e dini pse nuk do ta ndryshojë? Sepse kam fituar 21 tituj. Më falni djema. Por unë kam fituar 21 tituj në shtatë vite. Që i bie tre tituj për vit duke luajtur në atë mënyrë”, theksoi spanjolli.

“Por, nëse ju besoni se kam ardhur këtu dhe mund t’i ndryshojë gjërat për tre muaj dhe se në ‘Camp Nou’ shkonim për të dominuar kundër Suarez, Neymar e Messi dhe se Iniesta nuk do të luajë mirë, e keni pasur gabim. Erdha këtu për tre vite. Gjatë tri viteve në Barcelonë e Bayern, ka qenë më mirë se pas tre muajve”, ka shtuar më tej Guardiola, duke ua rikujtuar gazetarëve se është ende herët që ta fajësojnë për lojën e aplikuar te City. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...