Published On: 23 Tetor, 2016

Grupi separatist rus kërcënon Kosovën

Grupi paramilitar rus, i identifikuar si “Cossack”, i cili cilësohet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, është shprehur i gatshëm të luftojë në Kosovë, nëse iu kërkohet ndihmë nga Serbia.

Disa anëtarë të një grupit separatist nga Rusia – “Cossacks”, të cilët kanë prirje ushtarake, janë shprehur të gatshëm t’i ofrojnë ndihmë “vllezërve të tyre serbë për çlirimin e Kosovës”.

Të intervistuar nga mediat serbe, kapiteni i këtij grupi Viktorovich Korshunov dhe zëvendësi i tij Roman Jevgenjevi?, kanë thënë se ata do të luftojnë për “ bashkimin e popujve vëllazëror sllav”.

“Nëse ju kërkoni ndihmë, ne do të ndihmojnë juve dhe ne do të marrim Kosovën”, ka thënë kapiteni i “Cossacks”, raporton Insajderi.

Viktorovich Korshunov ka thënë se “Cossacks” ka 256 anëtarë , prej të cilëve 245 janë të gatshëm nëse kërkohet për ndonjë operacion ushtarak, ndërsa 16 të tjerë janë rezervistë.

“Cossacks” janë cilësuar edhe nga Bashkimi Evropian si grup terrorist. Ata kishin luftuar edhe në Ukrainë pak vite më parë.

“Cossacks” kanë ushtarë me origjinë ruse edhe në Ukrainë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...