Published On: 2 Gusht, 2017

Grupi i femrave shqiptare, po ndërton shtëpi, ndihmon të sëmurët dhe skamnorët!

Kanë ndryshuar pak kohërat, kur femra si femër tek populli ynë ishte e shtypur, e lërë anash, e kufizuar në të shprehurit e kështu me radhë. Sot shumë femra shqiptare shijojnë një të drejtë të merituar pavarësisht në cilën lëmi. Sot femra është më e lirë të vijojë shkollimet e larta, të krijojë karrierë dhe të merrë vendime përfundimtare. Këtë e dëshmojnë edhe rrjetet sociale, një ndër to, grupi në Facebook “Femrat Shqiptare kudo që janë”.

Aty ku takohen femrat shqiptare anë e mbanë globit për tu argëtuar, për të shkëmbyer ide dhe këshilla dhe për të ndihmuar njëra tjetrën. Pos kësaj shoqërimi mes tyre është një gjë jashtëzakonisht për t’u admiruar.

Ky Grup ka filluar të veprojë që nga pranvera 2016 dhe çdo ditë e më shumë i bashkëngjiten shumë e shumë femra nga anë e mbanë bota.

Tashmë vetëm ka arritur të rritet Grupi me mbi 31’000 anëtare.

Një ide dhe projekt nga Themeluesja Fatime Nuli, e cila jeton dhe vepron që nga fëmijëria në Suedi.

Ideja ka qenë që të bashkohen femrat shqiptare në një vend ku mund të kalojnë një kohë të përditshmërisë së bashku.

Pos kësaj në Nëntor 2016 lindi edhe ideja që të hapët një shoqatë bamirëse me emrin “Humanizmi femrave shqiptare kudo që janë”.

Një shoqatë, e cila u hap në emrin e të gjitha femrave shqiptare me selinë kryesore në Suedi dhe që mbikëqyret nga institucionet tatimore suedeze.

Projektet kanë filluar nga viti 2017 dhe vazhdojnë, duke shpresuar që të ndihmohet populli ynë së bashku me shumë femra humaniste që përkrahin vazhdimisht këtë shoqatë.

Deri më tani, falë shumë femrave me zemërgjerësi të madhe, shoqata “Humanizmi FSHKQJ” kanë arritur që ti ndërtojnë 3 shtëpi për familje me kushte të rënda banimi dhe në 3 raste kanë ndihmuar financiarisht për shërim.

Më pas edhe për festën e bajramit nuk mungoi ndihma për 100 familje në nevojë, më pako ushqimore.

Vullneti dhe zemërgjerësia e femrave shqiptare është një fakt që sot ato janë më të pavarura, më të shkolluara, dhe më të lira se kurrë më parë.

Falë shumë femrave shqiptare, do vazhdojë misioni i kësaj shoqate bamirëse me shpresë që nesër edhe femra të tjera që nuk kanë kushte dhe mundësi, të jetojnë një jetë normale. /Femrat Shqiptare / SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...