Published On: 30 Prill, 2017

Gruevski mbledh partenerët e tij për sulmin e dhunshëm në Parlament (VIDEO)

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot i ka ftuar në takim liderët e partive që janë pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Siç thuhet në kumetesën e partisë së VMRO-DPMNE, që e përcjell TetovaSot, në takim u diskutua për gjendjen aktuale politike dhe zhvillimet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë.

“Në takim është dënuar zgjedhja e paligjshme, antikushtetuese dhe përpjekja e për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit nga ana e LSD-së. Gjithashtu dënojnë provokiment nga LSD dhe Zoran Zaev i cili me sjelljen e tij shkaktoi revoltë tek qytetarët. Janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja, dhe se për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, siç qëndron në deklaratë, dënon edhe dhunën dhe beson se kjo nuk duhet të jetë mënyrë e komunikimit./TetovaSot/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...