Published On: 16 Korrik, 2017

Gruevski kërcënohet me vdekje? Në vend të 6 truprojave, kërkon 20

Kryetari i VMRO-DPMNE, NikoLla Gruevski nga MPB ka kërkuar në vend të 6 truprojeve të ketë 20, sepse ka pasur kërcënim me vdekje, bën të ditur Makfaks, përcjell FOL.

Arsyeja për kërkesën, Gruevski ka deklaruar se ushtrimi i funksionit dhjetë vjeçar ka shkaktuar një periudhë të trazuar dhe fakti që është një deputet i Parlamentit, si dhe kryetar i partisë kryesore të opozitës.

Gruevski ka deklaruar se sigurimin e kërkon pa afat përderisa ka rreziqe për jetën e tij dhe integritetin personal.

Jozyrtarisht, Gruevski përderisa kryente funskionin si kryeministër për 10 vjet, ka pasur një total prej 78 truprojeve, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit si ministër, ka gjashtë truproje, aq sa është me ligj.

Mbetet të shihet nëse një kërkesë e tillë prapa Gruevskit duhet të ketë dëshmi se merr kërcënime me vdekje dhe nëse një gjë e tillë konfirmohet, atëherë duhet t’i mundësohet siguri e shtuar.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...