Published On: 2 Gusht, 2017

Gruaja e bën të birin për spital, i ati publikon fotot: Kam frikë se do ma vrasë djalin

  • Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar nga kryefamiljari i saj pasi gruaja ka dhunuar djalin e tyre 10-vjeçar.

Shtetasi me iniciale V.L nga Puka ka thënë për redaksinë e ‘JOQ’ se partnerja me iniciale E.S ka gjuajtur me shpulla dhe grushte në kokë dhe trup djalin e vogël duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ai shton se e ka denoncuar në polici bashkëshorten, por meqenëse ajo ka djalin e xhaxhait kryetar gjykate çështja u mbyll.

‘Unë jetoj vetëm, punoj dhe kam frikë se vjen gruaja ose kunata e më vrasin çunin. Kam edhe foto e ka bërë policia raport mjekoligjor. Ishte data 15 korrik. Pasi po hanim darkë, çuni nuk donte supë por sallatë dhe i tha gruas nuk dua supë por sallatë. Ajo refuzoi dhe çuni tha lere fare nuk dua. Ajo e qëlloi atë vazhdimisht siç duket edhe në foto dhe tha herë tjetër do e mbys fare’ ka thënë ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...