Published On: 27 Nëntor, 2016

Greqia merr edhe një grusht. Eurodeputeti Kukan: Çështja Çame të zgjidhet me bisedime

Çështja Çame në Bruksel

kukan“Vlerësoj hapjen e qeverisë shqiptare për t’u marrë me këto çështje të ndjeshme dhe shpresoj që si Shqipëria dhe Greqia të tregojnë vullnetin e mirë dhe frymën europiane, në mënyrë që të dalin me një zgjidhje. Greqia nuk mund të ndalë integrimin e  Shqipërisë në BE.”

Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka vlerësuar pozitivisht qëndrimet e qeverisë shqiptare të deklaruara nga kryeministri Rama, në raport me Greqinë sa i përket Çështjes Çame dhe të tjera të pazgjidhura mes dy vendeve.

Për gazetën “Koha Jonë”, Kukan thekson se Greqia nuk mund të ndalë integrimin e Shqipërisë në BE, për shkak se nuk i pëlqen kërkesa e palës shqiptare për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ai rekomandon që dyja palët, qeveria shqiptare dhe ajo greke të ulen në bisedime për zgjidhjen e këtyre problemeve, sado të ndjeshme të jenë ato.

“Unë shpresoj që Këshilli do të marrë vendimin në bazë të progresit të Shqipërisë të bërë deri më tani. Çështjet bilaterale, si me Greqinë, nuk duhet të shkelin progresin e bërë në procesin e reformave të lidhura me integrimin në BE.

Unë mendoj se do të ishte e padrejtë për vendin. Unë gjithashtu vlerësoj hapjen e qeverisë shqiptare për t’u marrë me këto çështje të ndjeshme dhe shpresoj që si Shqipëria dhe Greqia të tregojnë vullnetin e mirë dhe frymën europiane, në mënyrë që të dalin me një zgjidhje.

Unë do ta përsëris atë që kam thënë në shumë raste, çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë procesin e integrimit europian”, ka thënë Kukan.

Loading...
 
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. Dielli thotë:

    Po nuk është vetëm çështja çame që duhet zgjidhur. Po shqiptarët e regionit të Kosturit e të Follorinës, i harruat? Pasardhësit e tyre jetojnë në Shqipëri.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  2. Sherif thotë:

    Besoj se ka ardhur koha bisedimet te vazhdoine ne frymen europiane per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare te çameve.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(4) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...