Published On: 30 Prill, 2017

Greqia e lumtur për Metën president, e uron nga Brukseli

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, ka uruar presidentin e ri të vendit Ilir Metën. Në letrën e tij Avramopoulos shprehet se përvoja dhe përkushtimi i Metës ndaj vlerave evropiane do të drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes më të mirë.

“I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë”, – thotë Avramopoulos, teksa thekson se rajoni ka nevojë për udhëheqës të cilët duhet të ndërtojnë marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit.

“Gjatë kësaj kohe, kur populizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës të cilët do të ndërtojnë marrëdhënie të forta miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje me të gjithë popujt në rajon. Nuk mund të lejojmë që Ballkani të ‘ballkanizohet’ dhe duhet të shmangim çdo kthim në të kaluarën e tij të errët.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë përveçse ajo evropiane. Dhe ju mund ta siguroni këtë. Ju dhe vendi juaj do të keni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time. Urimet më të mira! Përzemërsisht Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë”, – shkruhet në mesazhin drejtuar Ilir Metës.

 

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Qesharake eshte kjo qka jane tu bo ne Parlament te Shqiperise pa Vullnetin e Popullit(Referendum)po zgjidhen Presidentat e Shqiperise dhe te Kosoves si po jau done qefi Politikajve pa e pyet Popullin!

    Ilir Meta ky Njeriu eshte Ai qe e ka vjedhe Buxhetin Shteteror te Shqiperise e ky mu bo President apo diqka tjeter teper Qesharake dhe Dhunuese – mjere Populli Shqipetar me kta Politikanat qe ende nuke u ngopen tu vjedhe e tu Pasunu ne Korrize te Taxsapagues…..

    Atë e dinë vetëm i madhi Zot që nuk din të gabojë ku ne njerëzit në çdo fjali të dytë gabojmë dhe nuk kemi dashni të sinqertë, veç hajt të bëjmë qejf e sefa se sa për republikë nuk jena të sinqertë! Ka njerëz shumë të mençur populli ynë, pra lejoni dhe votoni vetëm ata njerëz që e njohin politikën botërore shumë mirë dhe që e mbrojnë cilësinë, punën e qytetarit si gjenerator kryesor i një shteti Demokratik!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...