Debate Lajmi Levizes

Grekët të alarmuar: Ta rrëzojmë kryeministrin Cipras, dhe të merren masa ndaj Festim Latos

 

Eleftheri Ora e Agimit të Artë: Paralajmëron masa ndaj Festim Latos

Gazeta ekstremiste greke Eleftheri Ora e Agimit të Artë ka kërkuar rrëzimin e qeverisë Cipras pasi ky i fundit po i mbyllë sytë kundrejt kërcënimeve të mundshme që mund të vijnë nga Maqedonia apo Shqipëria me shtytjen e Festim Latos.

 

Eleftheri Ora

Ditëve të qeverisë greke thuajse ju ka ardhur fundi.

Kryeministri jone Cipras është inekzistent.

Armiqtë tanë na kanë rrethuar, dhe në qoftë se nuk marrim masa, fundi ynë do të jetë afër.

Njeriu i Izraelit dhe i SHBA-ve Festim Lato, po lobon fort që Greqia të sulmohet ushtarakisht nga NATO-ja.

Ky njeri, armik i grekëve dhe aleatëve tanë Rusëve, armik i ortodoksizmit është i përbetuar që të shkatërrojë çdo gjë që ne kemi.

Shikoni me vëmendje se ç’ndodhi sot në fqinjin tonë “Maqedonin”. Me kërkesë të Festim Latos dhe me urdhër të Izraelit, ushtria Amerikane hyn në këtë shtet, nga pika kufitare e “Deve Bair” me një numër të konsiderueshëm ushtarësh, në ditët në vazhdim pritet të vijnë përsëri automjete luftarake. Dhe e gjitha kjo ndodh sepse duan ta rrethojnë Greqinë, dhe ta sulmojnë nga të gjitha krahët.

Rebelët e Festim Latos po organizohen në Kosovë dhe ka informacione se po organizohen edhe në Maqedoni, vend ky ku Festim Lato ka shumë influencë dhe mbështetje, kujtojmë këtu që vetëm në vitin 2001 në luftën e Maqedonisë ky njeri shpërndau për popullin e Tetovës  10 milionë marka DM, që të organizoheshin në luftë, imagjinoni tani sa mund të jenë financat që mund ti shpërndahen kujtdo, dhe të vijnë të na luftojnë nga të gjitha anët.

I bëjmë thirrje popullit Grek të arsyetojë, të ngrihet, ta rrëzojë këtë qeveri me Ciprasin, që të mund ta mbrojmë vendin tonë.

Një Shqiptar si Festim Lato ka arritur të mbledhë bashkë të gjithë armiqtë tanë dhe ti hedhë kundra nesh.

Por, nuk do ja dalin se populli i Helades di si të veprojë ndaj kërcënimeve.

 

 

By.Tasos Olochtidis

Eleftheri Ora

Përshtati në Shqip Aleksander Marku

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *