Published On: 23 Tetor, 2016

Grekët ankesë në NATO për anijet shqiptare që patrullojnë në Egje, Athina e trembur nga ndonjë pakt i fshehtë Rama-Erdogan

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë tensionohen sërish. Pas përplasjeve për çështjen çame dhe paralajmërimeve të ministrit Nikos Kotzias, i cili tregoi fuqinë ekonomike dhe ushtarake, situata është acaruar sërish. Shkak këtë herë ka qenë vendimi i qeverisë shqiptare, por dhe i NATO-s që anijet tona dhe forcat ushtarake të patrullojnë në detin Egje, kjo në ndihmë të situatës së emigrantëve dhe konfliktit sirian.

Pak kohë më parë u arrit marrëveshja me NATO që dhe vendi ynë të kontribuojë në krizën e refugjatëve. Për këtë arsye u ra dakord që anija “Iliria” në nëntor të shkojë në Egje, përkrah anijeve të tjera të aleancës dhe të japë ndihmën e saj. Mirëpo kjo gjë nuk është pranuar nga Greqia, e cila e sheh si provokim, stacionimin e një anijeje shqiptare në ujërat e saj. Deti Egje lidh Turqinë me Greqinë dhe aty kalojnë gjithë refugjatët. Mirëpo mediat greke kanë shkruar dje se qeveria greke është alarmuar dhe ka kërkuar menjëherë sqarime nga NATO.

Sipas mediave, ajo nuk është dakord që në ujërat dhe brigjet e saj të patrullojë një anije me flamur shqiptar. Athina duket se është mbërthyer nga paniku për shkak të bashkëpunimit Shqipëri-Greqi. Ato janë shprehur se anija shqiptare do vendoset në të njëjtën zonë me turqit. Po ashtu ata tremben nga bashkëpunimi i fshehtë Rama-Erdogan shkruan ‘sot’.

“Dikur mund të cilësohej si shaka, por Shqipëria do të marrë kujdestarinë e Egjeut. Anija me emrin “Iliria”, me një ekuipazh prej 21 personash do të marrë pjesë në muajin nëntor në misionin e NATO në detin Egje, për të mbrojtur kufirin grek nga flukset migratore. Marina shqiptare do të mbikëqyrë zonën veriore të Egjeut, mes Lesbos dhe Kios. Anijet shqiptare do patrullojnë në pjesën më të ndjeshme të bregdetit grek, në rajonin e Oinousses, rajoni qendror ku janë dislokuar dhe forcat turke.

Pala greke është informuar nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare dhe ka kërkuar menjëherë sqarime nga NATO. Por sigurisht që ky NATO ka dështuar totalisht me frenimin e flukseve migratore, pasi sipas marrëveshjes refugjatët duhet t’i mbajë Turqia”, shkruan portali “Pro Neës”. Më tej ai kritikohen qëndrimet e Turqisë, e cila kohët e fundit ka deklaruar se nuk njeh ishujt aktualë të Greqisë.

Mediat e tjera

Përveç portalit “Pro Neës”, edhe një sërë mediash të tjera janë irrituar me prezencën ushtarake shqiptare në Egje. Portali “El.gr”, apo radioja “Makelelio”, kanë qenë në të njëjtën linjë, duke e cilësuar të rëndë një gjë të tillë. “Pas anijeve turke në Egje për shkak të refugjatëve, tani vijnë edhe aleatët e Turqisë, Shqipëria. Nuk është një shaka. Siç njoftoi Tirana, anija “Iliria” me 21 ushtarë në bord do jetë pjesë e operacioneve të “NATO” në Egje, për të mbrojtur kufirin grek nga flukset migratore.

Pala greke ka kërkuar menjëherë sqarime nga NATO. Pak kohë më parë ishte vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ajo e cila e lajmëroi përmes rrjeteve sociale pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionet në Egje, shkruan portali “El.gr”. Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe shumë media greke, të cilat nuk e kanë pritur mirë që një anije shqiptare të patrullojë në ujërat e tyre. Për këtë arsye dhe qeveria greke ka kërkuar sqarime nga NATO. Megjithatë mediat kanë shpërthyer në kritika, pasi kanë akuzuar Athinën se nuk po bën sa duhet sa i takon problemeve më shqiptarët. Ato kanë kërkuar një reagim më të ashpër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...