Published On: 31 Gusht, 2017

Gratë, komunizmi, psikoanaliza: Papa Françesku rrëfehet në një libër

  • Ai falenderon Zotin se ka njohur gra të vërteta gjatë jetës së tij, vë theksin tek ana “komuniste” e të krishterëve dhe tregon se i është drejtuar psikoanalizës. Papa Françesku rrëfehet në një libër që pritet të publikohet në fillim të shtatorit.

Copëzat e para të librit i titulluar “Politikë dhe Shoqëri” lindi duke marrë shkas nga dialogu mes sovrantit shpirtëror dhe hulumtuesit francez, Dominique Wolton që pritet të publikohen nesër në “Figaro Magazine”.

Papa Françesku vë theksin tek mesazhet që në hyrje të librit të shfaqura këto vitet e fundit, në lidhje me disa çështje të ndjeshme që kanë ngjallur debat në rrethin e shoqërisë dhe Kishës, kryesisht politika me dyer të hapura për migrantët, laiciteti, priftërinjtë pedofilë, martesat e homoseksualëve, marrëdhëniet mes islamit apo situatën e të divorcuarve në Kishë.

Por në mënyrë më të pazakontë, ai rrëfehet në lidhje me personat që kanë patur ndikim në jetën e tij, veçanërisht gratë. Personalisht, unë falenderoj Zotin që kam patur mundësi të njoh gra të vërteta në jetën time”, deklaroi ai.

Ai kujton me nderim dy gjyshet dhe nënën e tij, që përballonin problemet njëra pas tjetrës, përfshirë vuajtjen emocionale, si dhe motrat e tij.

“Më pas ai ka patur miqtë e periudhës së adoleshencës, ”të fejuarat”. Fakti i të qënit gjithnjë në marrëdhënie me gratë më ka pasuruar”, vijon Françesku, i cili shprehet se ka mësuar prej tyre edhe në moshë madhore, pasi gratë i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe nga burrat dhe se është e rëndësishme t’i dëgjosh të dyja palët.

Ai shprehet se ka qenë mjaft i ndikuar nga një aktiviste komuniste, Esther Ballestrino de Careaga, e vrarë nën periudhën e diktaturës në Argjentinë (1976-1983) pasi dha kontribut në themelimin e lëvizjes së nënave të Sheshit të majit, që dënonin zhdukjen e fëmijëve të tyre të vrarë nga regjimi, përcjell Atsh.

“Ajo më bëri të thelloj mendimet rreth realitetit politik. I detyrohem shumë kësaj femre”, thekson papa, duke shtuar se më kishte thënë një herë : Por ju jeni komunist!, Jo, komunistët janë të krishterë. Janë të tjerët që kanë vjedhur kauzën tonë!”.

“Papa Françesku rrëfehet gjithashtu se është konsultuar me një psikoanaliste hebreje rreth moshës 42 vjeç, në një moment të jetës time ku vërtetë kisha nevojë. Ai takohej me të një herë në javë për një periudhë gjashtë mujore për të ndriçuar disa çështje. Një person mjaft pozitiv që më ka ndihmuar shumë”, shprehet ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...