Bota

Gratë djegin shamitë pas ikjes së ISIS nga qyteti (Video)

Civilët sirianë festuan ikjen nga një bastion i ISIS në Raqqa duke i djegur burkat (shamitë), të cilat ishin detyruar t’i vishnin sipas rregullave të grupit terrorist.

Një grup grash u panë duke i hequr shamitë dhe duke i djegur ato, pasi familjet e tyre u liruan nga qyteti në veri të Sirisë të enjten.

Ato kishin ndjekur kodin strikt të veshjes të imponuar nga ISIS, që detyronte gratë të mbulonin fytyrat dhe të vishnin fustane të gjata, transmeton Gazeta Express.

Të mbijetuarit u filmuan duke u gëzuar nga lirimi, që erdhi me ndihmën e Forcave Demokratike Siriane të ndihmuara nga SHBA.

Një grua tha duke qarë: “Më jep shkrepësen. Do ta djeg këtë. Mallkuar qofshin këto rroba që na detyruan t’i vishnim”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *