Published On: 31 Maj, 2017
Bota |

Granatat e Luftës së Dytë Botërore shpërthejnë në një garazh, tronditet qyteti gjerman

Policia gjermane arrestoi një 51- vjeçar pas një arkë me granata nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu në garazhin e tij.

Policia u thirr nga një sërë dëshmitarësh  në Hennef në Gjermaninë Perëndimore, të  cilët raportonin për një shpërthim.

Zjarrfikësit e gjetën garazhin në flakë dhe pjesa më e madhe e municionit shpërtheu ndërkohë që ata u përpoqën  ta nxirrnin  jashtë.

Pronari, një koleksionist privat, tha se i kishte blerë municionet në tregun e zi, raporton “BBC”.

Raportet sugjerojnë se forca e shpërthimeve hodhi të gjitha objektet deri në 10 metra në ajër.

Nuk pati të plagosur, por shtëpitë pranë vendngjarjes u evakuuar në mënyrë emergjente./SYRI.net/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...