Published On: 30 Prill, 2017

Grabitet banesa në Maliq, tre hajdutët marrin 1 mln lekë

 (Foto ilustruese)

Tre persona kanë vjedhur me dhunë një banesë në Maliq të Korçës. Sipas policisë autorët kanë hyrë në banesën e shtetasit L.M  51 vjeç, duke vjedhur rreth 1 milion lekë.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh rreth 1 milion lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj”, sqaron policia.

Policia thotë gjithashtu  se në banesë nuk ka pasur njeri kur është kryer vjedhja e lekëve.

Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...