Published On: 27 Maj, 2017

Grabiten zyrat e Gjendjes Civile në Mat

Zyra e gjendjes civile në Mat është grabitur mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën me dije se ka qenë një punonjës i Bashkisë Mat, që ka njoftuar se është thyer xhami i zyrës së gjendjes civile dhe është  hapur dritarja e kësaj zyre.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se persona ende të pa identifikuar kanë thyer xhamin e dritares, kanë këputur hekurat e dritares dhe kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile.

Personat ende të paidentifikua  kanë vjedhur kasafortën që ndodhej në zyrën e gjendjes civile ku brenda saj kishte vetëm pulla që shërbejnë për dhënie çertifikate si  dhe një sasi të vogël vlerash monetare që ndodheshin jashtë kasafortës.

Sipas deklarimeve paraprake të marra nga një punonjësi i gjendjes civile deklaron se në kasafortë ndodheshin vetëm pulla dhe asnjë material tjetër. Kasaforta ku ndodheshin vulat e zyrës së gjendjes civile nuk është prekur. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia thotë se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...