Published On: 21 Prill, 2017

Gostivar, nxënësi i fillores sulmon arsimtarin

  • Një pesëmbëdhjetë vjeçar ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë një mësuesi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit, transmeton Gazeta Express.

Nga SPB në Tetovë njoftojnë se rastin ka ndodhur diku rreth orës 8 të mëngjesit, ku pesëmbëdhjetë vjeçari, nxënës në  shkollën “Ismail Qemali” të fshatit Simnicë të Gostivarit, ka sulmuar fizikisht arsimtarin SH.K: (62) nga ky fshat. Sulmit i ka paraprirë një zënkë e shkurtër verbale për shkak se nxënësi ka refuzuar që të futet në klasë, pas çka ai e ka sulmuar me grushta duke i shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën e majtë të fytyrës.

Pas paraqitjes në polici të rastit nxënësi në prani të prindit është marrë në bisedë informative në stacionin e policisë në Gostivar pas së cilës është lëshuar në shtëpi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...