Published On: 27 Tetor, 2016

GOOGLE DHE APPLE PO VIJNË NË KOSOVË

Me mbi 1,500 pjesëmarrës dhe folës të kalibrit botëror, KosICT do të sjellë botën e teknologjisë në Prishtinë këtë vikend.

Festivali dhe konferenca më e madhe e teknologjisë në rajon, KosICT e cila do të mbahet me 28 dhe 29 Tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën organizimin e Shoqatës së IT-së (STIKK), ICK-së dhe Kolegjit Universum, këtë vit po sjellë emrat më të njohur në botë të teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë edhe Drejtorin e Partneriteteve në Google, ish Drejtori për Evropë në Apple, shqiptaren nga Kosova Hava Maloku, Menaxhere e Marketingut në LinkedIn, Kryeredaktoren e Entrepreneur Magazine, Amy Cosper si dhe mbi 40 folës të tjerë nga kompani të njohura si Rimac Automobili, e konsideruar si Tesla e Europës.

Përveç programit të pasur në dy salla paralele, KosICT organizon edhe Panairin e Startupeve dhe kampionatin në eSports.

Ndërsa gjatë dy netëve, Prishtina do të frymoj teknologji dhe biznes, me 5 baret më të njohura të qytetit nikoqirë të mysafirëve të konferencës ku teknologjia do të diskutohet në mjedis jo-formal.

Ndërsa të shtunën nga ora 20:30, në Miqt Pub, organizohet FuckUp Nights, ku folësit do të ndajnë dështimet e tyre në jetë dhe në karrierë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...