Published On: 3 Korrik, 2017

Gjysma-Gjysma

Haki Bunjaku

 

Njërin sy fjetur,Tjetrin zgjuar (në vrojtim)

Pas terapisë (në mbarim të kaftjallit) prej njëmbëdhjetë tabletave bie në gjumë,por fle vetëm me syrin e majtë,ndërsa të djathëtin e mbaj zgjuar,në vrojtim të grigjës nëpër kullosë fushave e brigjeve.

Delet e bardha bashkë me kaprojt ngjyrë kafe shkepen në kullosë bregut të Lugut të Sokolave dhe ashtu,të përzier,ngjitën drejt Obroxhit.

Kur hypin në rrafsh,më shmangen nga optika e syrit,që,me tahmin kaprojt,lugajës së Zharit kthen prapë në bungishtë (shkaku i lenave)-Kojziqukë.Ndërsa delet fjaftojnë kah Lisat e Mëdhaj dhe lëshohen drejt shtëpisë.

Tash duken në Comur,ku blegërojnë e vrapojnë pas qingjave.

Kaprojt janë qetësue në atë shulla,ku pos barit të ëmbël i ngopin edhe lenat,që u vien si tagji.

Pas dreke vazhdon avazi i njëjtë vetëm me terapi të zvogëluar (tetë tableta)Delet me këmbonë e kaprojt edhe pa zile,I bashkohen këbonës së deleve dhe bashkarisht shpërndahen në kullosë.

Kur më shmangen nga objektivi i syrit,e vej veshin në tokë për ta ndëgjuar këmbonën.

Në mendje kam,që si të më ec puna,kaprojve tua vej një zile dhe puna vehet në dyzen,mbase!

Bile edhe si orkestër muzikore!

Duhet ngutur proçesin se po u lëshue terri,delet struken aty ku i ze dhe nuk lëvizin më.Ato e kanë frikë terrin,natën,por edhe Gojë lidhurin.Afrohen mes vete si për ngrohje,si dhe nga frika.

Kaprojt kërkojn shpella a qubure për strehim dhe nuk pipëtijnë,derisa në mëngjes ti merrë uria.

Mue terri më bllokon në dhomën time që muret e tij katran,jo syri,po as mendja nuk i tejkalon e depërton andej.

Prej sikletit më rrok kimusi dhe krejt i grisi ndërresat e shtratit,si mbulojën,ashtu edhe shtrojen.

„Azgan“puna se jo mahi!

Bashkë me terrin më vijnë frika për vete e frika për delet e kaprojt,se mos po u bie në gjurmë Gojëmbylluri.Këtu gërryen edhe meraku se si do ta gjej nesër grigjën e deleve dhe kopenë e kaprojve.

Syri përbiron nëpër ëndrra,por kot!Terri ka rezhim të hatashëm dhe ngufat gjithëçka.

Natën kam frikë të shkojë në gjurmë të tyre,se po më zuri Xhavit Haliti me kriminelët,nuk më gjinden as kocat.

Më mirë e sigurt po i them veti: Trus aty se nuk ka mbet trimëria në ty!

Nuk u ndëgjue melodi fyelli,prandaj u mërzita,ndërsa delet e kaprojt qanin vetëm me lotë.

Edhe natën nuk më hiçet meraku e syri I djathtë më rri në vrojtim.

Gjumë me gajle e ngarkesë!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...