Published On: 1 Gusht, 2017

Gjykatësit e rinjë priten në takim nga kryetarja e Gjykatës Themelore

  • Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, ka pritur sot gjyqtarët e rinj, të cilët dje janë dekretuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Pasi iu uroi suksese në punën e tyre si gjyqtarë, ajo nga gjyqtarët e rinj kërkoi përkushtim dhe angazhim të madh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate në punë.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata, me numër të vogël të gjyqtarëve dhe rritje të madhe të numrit të lëndëve të arritura në Gjykatë, sidomos në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale dhe Divizioni për Çështje Civile.

Në fund, kryetarja e Gjykatës premtoi se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim profesional, përkrahje dhe mbështetje nga ana e saj, duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata do të rrisë edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë caktuar 18 gjyqtarë, ndërsa në degën e saj në Podujevë 2 gjyqtarë, në atë të Lipjanit 1 dhe në degën në Drenas po ashtu 1 gjyqtar.

Gjyqtarët do të vijojnë trajnimin në periudhën një vjeçare në Akademinë e Drejtësisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...