Published On: 31 Maj, 2017

Gjykata Supreme në SHBA urdhëron hapjen e dosjeve sekrete mbi ekzistencën e gjigantëve!

Gjykata Supreme Amerikane provoi që organizata Smithsonian ishte përfshirë në një mbulim historik të provave duke shkatërruar me mijëra skelete njerëzore gjigande që u zbuluan në të gjithë Amerikën. Sipas provave, administratorët e nivelit të lartë urdhëruan shkatërrimin e tyre përgjatë viteve 1900-1930, për të siguruar mbrojtjen e kronologjisë kryesore të evolucionit njerëzor, tezë që ishte shumë e debatuar atë kohë

Akuzat u bënë nga Institucioni Amerikan i Arkeologjisë Alternative (AIAA). Nga ana tjetër, Institucioni Smithsonian reagoi duke paditur organizatën për shpifje dhe dëmtimin e imazhit 168 vjeçar.

Sipas organicandhealth.org, gjatë çështjes gjyqësore, u paraqitën prova të reja, se disa avokatë të Smithsonian, kishin pranuar ekzistencën e dokumenteve që dyshohet se provojnë shkatërrimin e dhjetëra mijëra skeleteve njerëzore që arrinin në lartësi nga 1.8 metra deri 3.65 metra.

“Ka pasur një mbulim të madh nga institucionet arkeologjike perëndimore që nga fillimi i viteve 1900 për të na bërë të besojmë se Amerika u kolonizua fillimisht nga popujt aziatikë që migrojnë përmes Strait Bering 15.000 vjet më parë, kur në fakt ka qindra mijëra varrime Kodra në të gjithë Amerikën, të cilat vendasit pretendojnë se ishin atje shumë kohë para tyre, dhe që tregojnë gjurmë të një qytetërimi të zhvilluar nëpërmjet përdorimit kompleks të lidhjeve metalike dhe ku mbeten skelete gjigant njerëzor, por që ende mbahet në të fshehta për publikun”, citon njëri nga avokatët paditës të AAA.

Si pikë kthese e çështjes, ishte paraqitja para gjykatës si dëshmi e një kocke femërore e gjatë e 1,3 metrave. Provat erdhën si një goditje për avokatët e Smithsonian, pasi kocka ishte vjedhur nga Smithsonian nga një prej kuratorëve të tyre të nivelit të lartë në mesin e viteve 1930. Ai e kishte mbajtur kockën të fshehtë gjatë gjithë jetës vetëm në shtratin e vdekjes kishte pranuar për ekzistencën e operacioneve Smithsonian.

“Ne po fshehim të vërtetën për paraardhësit e njerëzimit, paraardhësit tanë, gjigandët që ecnin në tokë si të rikujtoheshin në Bibël dhe në tekstet e lashta të botës”, ka vijuar citimin avokati i AAA.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ka detyruar Institucionin Smithsonian të nxjerrë publikisht të gjitha dosjet e klasifikuara, për “shkatërrimin e provave që kanë të bëjnë me kulturën e ndërtuesit të pendës” dhe elementeve “në lidhje me skeletet njerëzore me lartësi më të madhe se zakonisht”.

“Publikimi këtyre dokumenteve do t’u ndihmojë arkeologëve dhe historianëve që të rivlerësojnë teoritë e tanishme rreth evolucionit njerëzor dhe të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kulturën e ndërtuesve të Kodrës në Amerikë dhe në mbarë botën”, shpjegon drejtori i AIAA, Hans Guttenberg. “Së fundi, pas më shumë se një shekulli gënjeshtrash, e vërteta mbi paraardhësit tanë gjigantë do t’i zbulohet botës”, pohon ai.

Këto dokumente do të zbulohen në publik në vitin 2017 dhe operacioni do të kryhet nga një organizatë shkencore e pavarur për të siguruar neutralitetin politik.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...