Published On: 18 Gusht, 2017

Gjykata Supreme merr vendim befasues për rastin ‘Drenica 2’

Gjykata Supreme e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin ‘Drenica 2’, që kishte shpallur fajtorë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar njëri nga të akuzuarit, Fadil Demaku.

Ai këtë vendim e ka quajtur skandalozë.

“Gjykata Supreme ka aprovuar vendimet e ma hershme shkallës së më hershme dhe i ka hedh poshtë ankesat e avokatëve tonë. Vendimin e Supremes e konsiderojë plotësisht të padrejtë dhe skandalozë”, ka thënë Demaku.

Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaci ishin shpallut “Fajtorë” për veprën penale Trajtim mizor, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve (shqiptarë të Kosovës) dhe i dënoi me shtatë (7) vjet për Rexhep Selimin dhe me nga gjashtë (6) vjet për të tjerët.

Për veprën e Keqtrajtimit të personave të ndaluar, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, dhe Nexhat Demaku u dënuan të gjithë me tri (3) vjet burgim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...