Published On: 26 Gusht, 2017

Gjykata Kushtetuese shqiptare në situatë kritike prej 7 muajsh! Ja çfarë po ndodh

  • Prej shtatë muaj procesi për plotësimin e mangësive me gjyqtarë në kushtetuese ka ngecur, duke sjellë për pasojë një situatë të paprecedent në këtë gjykatë.

Mos realizimi i procesit të vettingut dhe mos funksionimi i këshillit të emërimeve në drejtësi kanë bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve në gjykatën kushtetuese e cila sot funksionon me 6 anëtarë dhe pse duhet të ishte me 9.

Kur kanë kaluar 7 muaj nga nisja e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve në garë për tu bërë anëtarë të kushtetueses procesi ka ngecur, dhe askush nuk di të thotë si nga vetë gjyqtarët apo gjykata e lartë dhe kushtetuese se çfarë po ndodh?

Më 16 Janar 2017 siç dhe shihni në këtë faksimile gjykata kushtetuese njoftonte gjykatën e lartë se duhet të niste procedurën për të përzgjedhur zëvendësuesin e gjyqtares Vitore Tusha të cilës i mbaronte mandati.

Gjykata e lartë nisi procedurat dhe në shkurt 2017 nga garuesit për këtë post u paraqiten tre kërkesa mes tyre, dy gjyqtarë të lartë dhe një nga krimet e rënda.

Por cilët janë gjyqtarët që prej 7 muaj qëndrojnë në pritje për tu bërë gjykatës kushtetues?

Medi Bici gjyqtar i lartë, Ardian Dvorani gjyqtar i lartë me mandate të përfunduar prej 3 vitesh në këtë gjykatë, Luan Hasneziri gjyqtar i krimeve të rënda.

E ndërsa pritet që këta gjyqtarë të përzgjidhen për të plotësuar vakuumin në Kushtetuese, vetë këshilli emërimeve në drejtësi nuk ka nisur funksionimin pasi 2 nga nëntë anëtarët e KED janë tërhequr nga ky./Report Tv

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...