Published On: 28 Gusht, 2017

Gjykata e Lartë e “copëtuar” si kurrë më parë! Zaganjori: Sytë i kemi drejtuar nga…

Në arkivën e Gjykatës së Lartë presin ende për t’u gjykuar 20 mijë dosje.

 Aktualisht në këtë gjykatë kanë mbetur 10 gjyqtarë, pasi pesë të tjerëve u ka mbaruar mandati, ndërsa katër gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen.Tashmë kjo gjykatë ka ngelur me numrin më të ulët në historinë e saj të gjyqtarëve dhe të ndihmësve ligjorë, që sipas ligjit të ri duhet të jenë magjistratë.

Shpresa e fundit ngelet ngritja  e organeve të reja të qeverisjes gjyqësore, në të kundërt edhe pesë vitet e ardhshme stoku i dosjeve në arkiva do të jetë shqetësimi kryesor.

“Padyshim që me reformën normalisht që çështjet do të marrin drejtim. Presim të shohim çdo behet, por normalisht numri i gjyqtarëve dhe ndihmësve ligjorë duhet të rritet, sepse ne po punojmë në kushte tepër të vështira. Duhet thënë nga ana tjetër që treguesi që kemi në aktualisht në shqyrtimin e dosjeve për 6-mujorin e parë të këtij viti, nuk janë të ulta. Në total janë rreth 2 mijë dosje që janë shqyrtuar në Gjykatën e Lartë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Janë 2 mijë dosje, prej të cilave janë marrë rreth 2 mijë vendime, ku më shumë se gjysmën e ka bërë Kolegji Administrativ, 360 Kolegji Civil, shumë pak dhe rreth 570 të tjera nga Kolegji Penal. Kjo është jashtë çdolloj standardi. Para disa vitesh, ky ishte numri i çështjeve që shqyrtohej në një vit”, deklaron kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Por, cila është zgjidhja në mënyrë që qytetarët të mos vijojnë të presin?

“Zgjidhjet nuk i kemi ne. Më përpara ishte kuadri kushtetues i tillë, që gjyqtarët vinin në Gjykatën e Lartë, ashtu si në Gjykatën Kushtetuese me dekretim të Presidentit dhe me pëlqim nga Parlamenti. Tani kjo formulë ka ndryshuar dhe është kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është krijuar. Uroj dhe shpresoj që KLGJ të formohet sa më shpejt dhe sigurisht që do të zgjidhen gjyqtarë të rinj e do ketë një organizim tjetër”, shton Zaganjori.

Për shkak të stokut të trashëguar në vite, por edhe fluksit të rekurseve që depozitohen nga çdo gjykatë në vend, situata është bërë akoma më e ngarkuar edhe nga dorëheqjet më të fundit prej  përfundimit të mandatit.

“Muajt e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të një sërë rrethanash. Stoku ka ardhur duke u rritur. Kryesore është angazhimi dhe përqendrimi me reformën dhe se dyti vjen reduktimi i ndjeshëm i numrit të gjyqtarëve si dhe i stafit të ndihmësave ligjorë, ku më shumë se gjysma janë larguar. Po kështu edhe reduktimi i ndjeshëm i numrit të gjytarëve. Ne e kemi përsëritur disa herë që duhet të jemi 19 gjyqtarë”, thotë kreu i Gjykatës së Lartë./Top Channel

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/gjykata-e-larte-e-dopetuar-si-kurre-m-zaganjori-syte-i-kemi-drejtuar-nga-425929/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...