Published On: 28 Tetor, 2016

Gjykata e Gjilanit pushon hetimet ndaj Lutfi Hazirit, hedhë poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale

Gjykata Themelore e krimeve të rënda në Gjilan e përfaqësuar nga Afrim Shala kryetar ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Lutfi Hazirit. Ky vendim erdhi pasi që avokati mbrojtës Shemsedin Pira bëri ankesë për ta hedhur poshtë në mungesë të provave aktakuzën e ngritur ndaj Lutfi Hazirit.

Gjykata Themelore në Gjilan ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale e ngritur ndaj Lutfi Hazirit për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”, raporton rajonipress.

Në aktvendimin e trupit gjykues të kryesuar nga Afrim Shala thuhet se në provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë nuk vërtetohet se Lutfi Haziri ka keqpërdorur detyrën zyrtare ose se e ka dëmtuar komunën e Gjilanit.

Në aktvendim thuhet se për kryetarin e trupit gjykues është e habitshme se si nuk janë marrë parasysh ekspertiza e Riza Blakajt dhe raporti i policisë së Kosovës.

”Aktakuza e lartpërmendur me asnjë provë të vetme nuk e vërteton neglizhencën e detyrave apo veprimin në kundërshtim me autorizimet ligjore të pandehurit si person zyrtar. Andaj duke konsideruar se provat e eleboruara nuk e inkriminojnë të pandehurin, rezulton se nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të proceduar më tutje. Kryetari i trupit gjykues ka ardhur në përfundim se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka vepruar drejtë me datën 16 mars 2016, ku në mungesë të provave e ka mbyllur këtë rast. Nga të gjitha arsyet e cekura më lart kryetari i trupit gjykues vendosi që ta hedh poshtë aktakuzën ndaj të pandehurit Lutfi Haziri”, thuhet në aktvendim.

Kurse avokati mbrojtës, Shemsedin Pira ka thënë se kërkesa e tij për të hedhur poshtë aktakuzën dhe për të pushuar hetimet ishte e arsyeshme dhe e bazuar në të gjitha provat e ofruara në proceset hetimore.

“Ky vendim është i drejtë sepse Lutfi Haziri me asnjë provë nuk ishte i përfshirë në aktakuzën e cila për mua që nga fillimi ishte e paqëndrueshme dhe e pathemeltë”, tha Pira.

Avokati Pira edhe më herët kishte thënë se në aktakuzën e Lutfi Hazirit nuk ka as lëshime administrative e mos të flasim për elemente të veprës penale.

Ndryshe sipas aktakuzës, Lutfi Haziri dyshohej se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Vet Haziri kishte mohuar aktakuzën.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...