Published On: 22 Prill, 2017

Gjureski: Mund të ketë inskenim të ndonjë konflikti qytetar

Shpallja e gjendjes së luftës sipas ekspertëve të sigurisë, është jologjik dhe i pakuptimtë sepse Maqedonia nuk ka armik e as që është e kërcënuar nga ndonjë shtet tjetër.

Eksperti i sigurisë, Lubomir Gjureski për Televizionin Alsat-M vlerëson se nuk mund të përjashtohet mundësia e inskenimit të ndonjë konflikti qytetar, madje edhe ndër-shtetëror pasi sipas tij vendi ndodhet në situatë kur zyrtarë të lartë në pushtet janë thellë të zhytur në krim të organizuar dhe janë në gjendje të bëjnë çmos për ta mbuluar të njëjtin.

“Është gjendje në të vërtetë shqetësuese, duke pasur parasysh se vlerësimet tona të sigurisë dhe informatat tona tregojnë rrezik solid nga mundësia për shkaktim të një konflikti ndër qytetar në Maqedoni, me mundësi për t’u shndërruar në konflikt ndër-shtetëror, që është rrezik edhe më i madh. Dhe kur i gjithë ky kaos të krijohet, nga ana tjetër pamundësia të mblidhen 81 deputetë në Kuvend, i mbetet mundësi kushtetuese presidentit Gjorge Ivanov të shpallë gjendje lufte.” – tha Lubomir Gjureski, ekspert i sigurisë.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...