Published On: 24 Prill, 2017

Gjumi i ëmbël, shumë i rëndësishëm në vjeshtë dhe pse duhet të flini në mesditë

Në vjeshtë, temperaturat bien ngadalë dhe orët e natës zgjaten. Është koha kur rriten orët e gjumit. Prandaj, zgjatja e kohës së gjumit në vjeshtë përputhet me parimet e rëndësishme të shëndetësisë, si “bashkimi i njeriut me natyrën”.

Së pari, duhet të flemë dhe të ngrihemi në kohë, mos qëndrojmë deri në orët e vona të natës, duke pakësuar dëmet ndaj shëndetit. Zakonisht, duhet të flemë në intervalin 21:00-22:00 dhe të ngrihemi në 6:00 të mëngjesit.

Së dyti, mund të flemë pak gjatë ditës, që favorizon akumulimin e energjisë pozitive në këtë stinë.

Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, gjumi i rehatshëm është shumë i rëndësishëm për çlodhjen, rikthimin e forcave fizike, mbrojtjen e trurit, forcimin e imunitetit, nxitjen e rritjes fizike, zgjatjen e moshës, garantimin e shëndetit psikologjik, favorizimin e bukurisë. Gjatë gjumit, metabolizmi i trupit do të ngadalësohet, mund të rikthehen forcat fizike. Përveç kësaj, gjumi mund të nxitë sekretimin e antitrupave, që forcojnë rezistencën e trupit. Në të njëjtën kohë, gjumi lidhet ngushtë me rritjen e fëmijëve. Për shembull, foshnjat flenë gjatë çdo ditë, sepse truri i tyre duhet të zhvillohet. Ky proces i rritjes shoqërohet me kohëzgjatjen e gjumit. Sipas studimeve të fundit, shumë persona jetëgjatë kanë bërë gjumë të mirë. Kjo gjë tregon që gjumi cilësor lidhet ngushtë me jetëgjatësinë.

Çfarë është gjumi cilësor?

Shëndeti lidhet jo vetëm me kohëzgjatjen e gjumit, por edhe me cilësinë e tij. Normalisht, nëse ju zë gjumi gjysmë ore pas shtrirjes, ky është gjumë i mirë. Përveç kësaj, duhet të bëni gjumë të thellë, pa shumë ëndrra. Një i rritur duhet të flejë 6 deri në 8 orë. Në mëngjes, kur ngriheni nga shtrati, ndjeheni të çlodhur, me forca të rigjallëruara fizike. Nëse janë plotësuar këto kushte, kjo tregon se keni bërë një gjumë cilësor.

Gjumi i shkurtër në mesditë favorizon shëndetin në vjeshtë, veçanërisht për intelektualët. Shumë intelektualë ndjejnë rritjen e prodhimtarisë në punë, kur flenë në mesditë.

Sipas statistikave, në disa vende dhe rajone të botës ku ekziston gjumi i mesditës, ka më pak sëmundje koronare të zemrës. Mendohet se gjumi i shkurtër në mesditë mund të lehtësojë sistemin kardiovaskular dhe të ulë tensionin arterial. Gjumi në mesditë forcon krijimtarinë dhe kujtesën.

5 këshilla për gjumin e mesditës:

1- koha e gjumit të mesditës duhet të jetë deri në 1 orë. Për shkak se personat që flenë për 80-100 minuta, hyjnë në gjumë të thellë, kjo pakëson lëvizjen e gjakut në tru dhe ngadalëson metabolizimin. Nëse ngriheni nga gjumi i thellë, do të keni marrje mendsh, mpirje të gjymtyrëve, furnizimit të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe çrregullime nervore. Kjo gjendje mund të zgjatë për mbi 10 minuta deri në disa orë.

2- shmangja e ngrënies së tepërt: ngopja e tepërt rëndon tretjen në stomak dhe zorrë. Ushqimet tepër të yndyrshme shtojnë kolesterolin e gjakut, përkeqësojnë sëmundjet koronare. Nëse keni konsumuar shumë ushqime në drekë, shumë gjak derdhet në stomak, ulet tensioni, oksigjeni dhe lëndët ushqyese që furnizojnë trurin. Nëse flemë gjumë herët shkaktohet pamjaftueshmëria e furnizimit me gjak.

3- mos flini përmbys. Ky qëndrim shton presionin tek sytë, duke shkaktuar vizion të paqartë, të përkohshëm pas ngritjes.

4- mos flini me kokën mbi duart. Sipas provave klinike, ky qëndrim gjatë gjumit shkakton presion mbi stomakun. Personat që kanë ngrënë tepër, femrat shtatzënë dhe të moshuarit duhet ta shmangin këtë mënyrë fjetjeje, që dëmton shëndetin e tyre.

5- mos flini në mjedis të ftohtë. Disa persona pëlqejnë gjumin e shkurtër në lëndinë, në hijen e pemës. Por pushimet e shkurtra në këto vende mund të shkaktojnë prekjen nga i ftohti. Ndikimet negative të erës dhe lagështirës do të hyjnë në trupin tuaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...