Published On: 22 Tetor, 2016

Gjuha shqipe – lëndë zgjedhore në Turqi nga klasa e pestë

Gjuha shqipja dhe gjuha boshnjake do të vendosen në programin arsimor, si lëndë zgjedhore, prej klasës së pestë.

Edirne (Turqi) tetor 2016 – Gjuha shqipe dhe gjuha boshnjake do të futen në mesin e lëndëve zgjedhore në Turqi, prej vitit të ardhshëm shkollor, raporton Anadolu Agency.

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit, në reaktoratin e Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm shkollor, që nga klasa e 5-të, gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya.

“Ne gjuhën boshnjake dhe në atë shqipe nuk e vërejmë si gjuhë të huaja, por si gjuhë që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët. Në Bosnje e Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’u shprehin atyre ‘Dobri doshli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”, ka thënë Gençoğlu.

Ndërkaq, rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, ka thënë se objektivi i universitetit është zgjerimi i tij në Ballkan. Ai e ka quajgtur kënaqësi që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre dy gjuhëve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit kanë marrë pjesë edhe pedagogë të Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Universitetit Trakya. (r.m.)

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Avdi thotë:

    Lajm i mire

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...