Published On: 4 Nëntor, 2016

Gjermania padit Mark Zuckerberg: FB po nxit urrejtje

Kjo është një padi bombastike.

Për herë të parë, drejtësia gjermane padit gjigandin amerikan Facebook.

Prokuroria e Mynihut, sipas informacioneve të Spiegel, ka paditur gjigandin e internetit pasi e akuzon për nxitje urrejtje.

Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg, shefi për Europën, Richard Allan dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper.

Në padi thuhet se Facebook ka toleruar thirrjet për vrasje, kërcënime, dhunë, mohimin e Holokaustit dhe të tjera vepra kriminale.

Facebook është i detyruar që të heqë përmbajtjet e paligjshme nga ana e tij, kur merr dijeni për diçka të tillë.

Por në padi paraqitet një listë me raste, kur sipërmarrësi nuk i ka fshirë materialet e urrejtjes, edhe pse është njoftuar.

Prej kohësh FB është subjekt kritikash të forta për shkak se nuk e trajton siç duhet gjuhën e urrejtjes.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...