Published On: 17 Maj, 2017

Gjermania fton Mustafin për Kupën e Konfederatave, lë në shtëpi yjet

  • Toni Kroos, Thomas Muller dhe Mesut Ozil janë disa nga emrat që janë lënë jashtë për Kupën e Konfederatave në Rusi.

Trajneri i kampionëve të botës, Joachim Low, dëshiron të ketë të freskët skuadrën për Kupën e Botës në vitin 2018 dhe për këtë ka lënë shumë yje në shtëpi për garën e kësaj vere.

Jerome Boateng, Mario Gomez, Mats Hummels, Sami Khedira, Kroos, Muller dhe Ozil të gjithë mund t’i fillojnë më herët pushimet verore, pasi Low nuk i ka ftuar për Kupën e Konfederatave.

Vetëm tre lojtarë që kanë qenë me Gjermaninë dhe kanë fituar Kupën e Botës janë ftuar nga Low: Matthias Ginter, Shkodran Mustafi dhe Julian Draxler.

Kjo garë fillon me 17 qershor, derisa finalja luhet me 2 korrik. Gjermania gjendet në Grupin B me Kamerunin, Kilin dhe Australinë.

Derisa në Grupin A gjendet, nikoqiri Rusia, kampioni i Evropës, Portugalia, Meksika dhe Zelanda e Re.

Skuadra e Gjermanisë për Kupën e Konfederatave:

Portierë: Bernd Leno, Marc-Andre Ter Stegen, Kevin Trapp

Mbrojtës: Matthias Ginter, Jonas Hector, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Shkodran Mustafi, Marvin Plattenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Sule

Mesfushorë dhe sulmues: Julian Brandt, Emre Can, Kerem Demirbay, Diego Demme, Julian Draxler, Leon Goretzka, Sebastian Rudy, Leroy Sane, Lars Stindl, Sandro Wagner, Timo Werner, Amin Younes.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...