Published On: 8 Korrik, 2017

“Gjenocidi” gjuhësor ndaj identitetit shqiptar dhe heshtja sui generis e shkencës albanologjike!

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Në vitin 1998-1999 profesori shqiptar në SHBA, Miftar Spahija solli në shtëpinë time botuese “Koha” të botojë romanin “Hasimja” me 1200 faqe. Punova vetë disa kohë me këtë roman, jo vetëm e lexova, por edhe u mora pjesërisht edhe me redaktimin e korrektimin. Me beri pershtypje dialekti lumjan me te cilin eshte shkruar ky roman nga ana e Prof. Miftar Spahise. Por mbi te gjitha fjalori aq i pasur ne gegerishten lumjançe.

Nga nje studim i siperfaqshem me doli se mbi 2000 fjale dialektore nuk i kishte Fjalori i Gjuhes Shqipe i hartuar nga dhjetra akademike dhe i botuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise ne kohen e diktatures. Aftesia e perdorimit te kaq shume fjaleve te reja te paperdorura e te panjohura nga gjuhesia shqiptare eshte e e autorit Miftar Spahija.

Por nga ky fakt duhen veçuar dy aksioma:

1. Se pari se gegnishtja eshte nje e folme e atyre qe shkenca antropologjike i konsideron “Gjigande”, pra e gegeve dhe se kjo e folme eshte origjinale, e paster, e pasur, e trasheguar qe nga pellazgjikja. Kjo do te thote se gegnishtja eshte gjuha e pare ne Ballkan dhe ne Europe, madje siç thote Aref, gjuha me te cilen ka folur Zeusi, eshte gjuha e kohes se atlanteve.

2. Prej ketej rrjedh idiotesia se si vete ne shqiptaret nen trysnine e diktatures komuniste e tjetersuam kete vlere, kete gjuhe te paperseritshme ne historine e kombeve. Se si ne vete kryem nje akt “genocidi” gjuhesor, por kunder vetevetes, kunder qenies sone, kunder identitetit tone, kunder tiparit tone me dallues e me krenues!

Per me teper me ben pershtypje se pse shkenca albanologjike nuk deshiron te ngrihet mbi veten e ta pranoje fajin ideologjik te kurorezuar ne kongresin e Drejtshkrimit te vitit 1972. Akoma me shume eshte rast sui generis fakti qe gjuhetaret dhe shkenctaret e albanologet e Kosoves ku eshte levruar gegnishtja heshtin e madje e mbrojne ate kongres famekeq qe i hoqi bazen shkencore dhe identitare te formimit te gjuhes shqipe permes gegnishtes!

Madje ka prej tyre qe ngrejne ne piedestal “unifikimin” e atij Kongresi famekeq, qe shkaterroi bazat e identitetit tone kombetar! Te heqesh nga perdorimi, madje ta injorosh edhe ne rrafshin e studimeve shkencore gjuhen e Homerit te shekullit VII-VIII para Krishtit, eshte me shume sesa krim kombetar!

Hija e diktatorit dhe e diktatures, hija e Kongresit kriminal ne kulturen shqiptare te Drejtshkrimit i vitit 1972, i ndjek pas te gjithe gjuhetaret dhe albanologet shqiptare! Shans i madh qe merren me studimin e gegnishtes shkenctaret e huaj dhe na kujtojne se “Na ishte njehere nje gjuhe, e cila flitej para lashtesise dhe kjo eshte gegnishtja”! / SHQIPTARI.eu

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. andromeda says:

    Zotni, pse nuk e ke shkruejt artikullin tand në gjuhën e madhnueshme gegnishte. Do ishe ma i besueshëm, se kështu nuk je konseguent.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...