Published On: 28 Maj, 2016

Gjeneratat e kaluara dhe gjeneratat e kohës moderne!?

 

Nga Skënder MULLIQI

Kur bëjmë një rikapitulim kohësh dhe gjeneratash , secili prej nesh si prind, nuk ka ndonjë shpjegim së si dhe qysh ta bëjmë edukimin e fëmijëve tanë. Këtë gjë shumica prej nesh ia kemi lënë sitihisë.Fëmijët kur të bisedosh më ta për të kaluarën tanë , nuk tregojnë ndonjë kurreshtje apo interesim së si i kemi pasur kushtet jo të mira për shkollim , së sa kemi mësuar në shkollë , si i kemi kryer studimet etj .Gjeneratat e reja po mendojnë së ne si prindër të tyre duhet të marrim edhe këshilla nga ta .Nuk do të dëshiroja ta kulifikoja mendimin e tillë kush e di qka , por megjithate duket e quditshme për logjikën e shëndosh se nga po rrjedhin mendimet e tyre.Gjithmonë edukimi i fëmijëve tanë ka qenë prioritar dhe një gjë komplekse . Prindërit tanë pak kan pasur kohë , ose edhe pak i kan dhënë rëndësi edukimit dhe kujdesit për shkollim. Shumica prej prindërve të gjeneratave të kaluara kanë qenë shumë partiarkalë dhe nuk kan menduar së cilat janë të mirat që i sjellë shkollimi.Janë shkolluar në kushte shumë të vështira ekonomike . Zatan edhe prindërit tanë , këtu flas për shumicën prej tyre, nuk kan pasur kohë për të menduar më shumë, por më shumë kanë menduaqr së si ti sigurojnë të ardhurat elementare për fëmiljën. Entuziazmi i madh ka bër që të shkollohën shumë gjenerata. Nuk ka dyshim së ka pasur edhe prindër përpar imtar të kohës ,dhe familje të shkolluara të cilat kan ndikuar në përhapjen e rrezeve të diturisë .Tash shtrohet pyetja logjike, cila është gjenarata e re? Çfarë janë ëndrrat e tyre? Qka planifikojnë të punojonë kur të rritën në krahasim më kohën tonë ?Ne jemi edukuar në një kohë tjetër dhe në sistem tjetër. Logjika e gjeneratave të kaluara dhe edukimi i tyre ka qenë së vëtem më punë , dhe dije mund të arrihen rezultatet pozitive . Gjeneratat e kohës së sotme natyrisht duke bër përjashtime, nuk po e kan shumë këtë logjikë.Koha moderne si duket i ka kufizuar prinderit që më shumë të kujdesën për fëmjet e tyre, për shkollimin dhe edukimin, si dhe profesionin.Këto gjenerata nuk po e kan prioritet së si të edukohen dhe ti përkushtohen shkollimit dhe zgjedhjes së profesionit konform aftësive të tyre .Më kalimin e kohës kjo gjë do të bëhët brengë e madhe e tyre , pse më parë nuk kan planifikuar si duhet.Zatën në këtë drejtim shteti ishte dashur të kujdeset qe të bëhën reformat në arsim konform kërkesave ekonomike të vendit . Shumë nxënës në vend që ti përkushtohen mësimeve po i frekuentojnë internetet duke luajtuar “Counter Strike “ e lojëra të tjera të cilat po ndikojnë në tjetërsimin e tyre , po ndikojnë në formimin e përsonalitetit të tyre , dhe në disa raste këto lojëra po rekrutojnë edhe kriminelë;. Të rinjët po mendojnë së pa mund, dhe mbrenda natës të dalin në sipërfaqe si intelektual ose të bëhën edhe të famshem .Përmes kurseve të ndryshme , ose audicioneve të cilat po organizohen nuk ka mundësi të arrihet shumë . Këto audicione apo edhe kurse po ua ndërepresin atyre shkollimet , duke kërkuar rrugë nga një profesion në tjetrin .Edhe pse kohë tjera shumë më të vështira, megjithate dëshira , puna dhe përkushtimi për të arritur më shumë në jetë , ka qenë më e madhe .Një temë që kërkon një analizë , është servimi i përditshem edhe i serialeve turko arabe etj të cilat po ndikojnë negativisht te gjenerata e re. Ne vend të këtyre serialeve , kemi tema tjera më bollëk nga përditshmëria jonë , nga kultura dhe arti ynë .Televizonet tona nese dëshirojnë të prezentojnë para publikut diqka nga jashtë, e kan mundësinë e përzgjedhjes të serialeve serioze dhe më vlerë artistike.Të gjitha këto kur bëhën bashkë , ndikojnë në formimin e përsonalitetit të të rinjeve, natyrisht jo shumë për të mirë . Në këtë mënyërë ata do të bëhën barrë e madhe e familjës dhe barrë e madhe edhe e shoqërisë .Ajfonat na janë kan bërë më shumë zbavitës se sa mjet i komunikimit. .Mund të kuptojmë së bota e tyre është ndryshe, por nuk ka justifikim mos puna dhe angazhimi më serioz i tyre në mësime dhe zgjedhjen e profesionit jetësor. Jeta është shumë e shkurtër dhe çdo gabim në hapin jetësor , është i pa riparueshem .Natyrisht së secili prind dëshiron që fëmijët e tyre , të jetojnë dhe të bëhen më të lumtur, duke i tejkaluar në secilin plan të jetës.Por duke mos e hequr kurrë nga mendja së vëtem më punë të madhe arrihen edhe synimet jetësore…

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...