Published On: 25 Prill, 2017

Gjenerali i Atdheut

Çun Lajqi

(Ramushit)

Unë,
Fjalë shkrepa nga goja,
Shkrova
E k’nova n’tela lahute,
Ai
Priti të vlonte gjaku.

Kur
Fjala e kanga s’mjaftuen
Ta ngrohin
Atdheun e merdhimë,
Ai
Shkrepi plumba.

Po digjëm unë tha
E
Flakë nxorri automatiku.

Dhe
Falë gjakut të vllaut, njenit e tjetrit,
E pushkës së tij
Fëmitë u rritën të lirë.

Tani,
Fjalëzezat tona,
E lanë të bredhin të vetmuar
Rrugëve të hueja,
Gjeneralin e Atdheut
Që solli Liri.
Mjerë Ne!
Strasbourg 23.04.2017

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...