Published On: 3 Gusht, 2017

Gjendja shëndetësorë e Adem Mikullovcit-stabile, merr infuzion (Foto)

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ai për momentin gjendet në hollin e Kuvendit, ku edhe po merr një infuzion.

Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona.

Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart. Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë tjerë.

Edhe dje Mikullovci ka thënë për KosovaPress se nuk ndihet mirë me shëndet.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...