Published On: 20 Nëntor, 2016

Gjendet një shqiptar i vrarë me armë në Janinë

Policia greke ka gjetur trupin e pajetë të një mashkulli shqiptar në Janinë. Mediat greke raportojnë se, shqiptari ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shqiptari i paidentifikuar ende u gjet i vdekur në një zonë pranë kufirit Greqi-Shqipëri. Policia e gjeti kufomën pas sinjalizimeve nga banorët në fshatin Kiparisia. Pas këqyrjes paraprake të kufomës, ka rezultuar se viktima rreth 40 vjeç kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa policia greke ka nisur hetimet. Policia greke ka bërë të ditur se viktima ishte deklaruar i humbur disa ditë më parë nga familjarët.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...