Published On: 30 Tetor, 2016

Gjendet një pjesë eshtërore dhe rroba në oborrin e një shtëpie në Skenderaj

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është gjetur një pjesë eshtërore dhe rroba në oborrin e një shtëpie në Skenderaj.

“Ankuesi shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij ka gjet një pjesë eshtërore me gjatësi 15 cm dhe disa pjesë të rrobave”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa rreth orës 14:30 në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i Krimeve të Luftës për Persona të Zhdukur të cilët kanë tërhequr pjesën eshtërore dhe rrobat.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...