Published On: 8 Gusht, 2017

Gjendet i vdekur në mes të rrugës një burrë

Një burrë rreth 40 vjeç gjendet pa jete ne mes te rrugës ne Tirane. Policia njofton se dje rreth orës 14 : 30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një kufomë të gjetur në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut, ku nga verifikimet e bëra dhe nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se:

– Kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm. Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.

Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...