Published On: 4 Gusht, 2017

Gjendet i vdekur gazetari kosovar i zhdukur në vitin 1999

Mediumi serb B92 ka publikuar një shkrim ku thuhet se Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) ka zbuluar se gazetari i RTV Prishtinës, Krist Gegaj, u vra në Istog në shtator të vitit 1999.

Vrasja e tij ka ndodhur tre muaj pas ardhjes së forcave ndërkombëtare dhe emri i tij nuk është gjetur në asnjë regjistër të viktimave, transmeton Express.

Emrin e tij nuk e kanë përfshirë në ndonjë nga të dhënat e gazetarëve të vdekur, thuhet në njoftimin për shtyp të shoqatës.

Krist Gegaj, sipas kësaj dosje, thuhet se u vra në fushën e Kosovës në periudhën nga viti 1998 deri në 2005.

Gegaj, ishte komentator dhe redaktor i programit në shqip në RTV Prishtina, në masa të dhunshme të okupimit serb.

Sipas informacioneve të marra nga Zyra për Sigurinë Kombëtare, Krist Gegaj u zhduk më 12 shtator të vitit 1999, tre muaj pas ardhjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë, shkruan B92.

Në po atë ditë, rreth orës 07:00, mori bagëtinë në fermë, që e kishte 200 metra nga shtëpia. Që nga atëherë nuk u pa më i gjallë. Familja dhe miqtë e kërkuan atë për orë të tëra.

Trupi i Gegajt u gjet më 13 shtator të vitit 1999 në një lum aty pranë. /GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...