Published On: 16 Qershor, 2017

Gjashtë raste të “Balena blu” në Kosovë

Policia e Kosovës alarmon se vetëm gjatë ditës së sotme në rajonin policor të Prishtinës janë lajmëruar gjashtë raste të lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas njoftimit të bërë dje nga policia janë lajmëruar disa raste.

“Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar dje nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku mund të ketë edhe raste te tjera te pa raportuara”, bën të ditur policia.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para,  njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.

Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës në kuadër të sajë ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë  edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre./Arbresh.info/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...