Lajmi Levizes Poezi

Gja s’kishte ba, por vetes ia kishte ba gropën

Përtej mendimit

Çun Lajqi

Gja s’kishte ba
por i shkreti shumë kishte thanë
e vetes ia kishte ba gropën
edhe gurin të koka e kishte vu,
më pas mendimin ku me peshue
e fjalën ku me lanë,
e priste era më fry
n’gropën e vet me rrxu’

E qeshte e fliste çka s’thuhej:
ktej gropës ju
përtej dheut uji e gjarpni
e qante.
e n’gropën e vet u rrxu
e s’u dijtë,
fryni erë a dikush e preku
t’shkretin,
që fjalën e kishte t’hollu.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *