Published On: 23 Shtator, 2017

Gërvalla: Partia që kërkoi VV-ja të përkrahet, është e afërt me Putinin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla i ka reaguar Vetëvendosjes për thirrjen e tyre për mos ta votuar Angela Merkelin në Gjermani.

Më poshtë statusi i plotë në Facebook:

HahahahahaVV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani.Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”. Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman.

Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...