Published On: 24 Prill, 2017

Gënjeshtra e qeveritarëve

Basri Demiri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 12 prill 2016, patën kërkuar  nga dy drejtuesit e qeverisë së Kosovës : Isa Mustafa dhe Kadri  Veseli tri çështje.

E para    

Dyshja  qeveritare të punojë intensivisht  që Kosova të përfitojë nga Agjencia  Amerikane  “Korporata  e Sfidave  të Mijëvjeçarit (Milenium Chollenge Cqrparatium “ – MEC , ku Kosova  muaj më parë kishte kaluar pragun  për tu kualifikuar për asistencë nga kjo agjenci fal punës të Ish presidentes Adifete Jahjaga.

Isa Mustafa ,kryeministër pati propozuar disa  anëtar ,të cilët do të merreshin ekskluzivisht me këtë çështje. Mirëpo , Amerikanet ia patën refuzuar sepse ata ishin të afërt me LDK-në. Ishte  kërkesë eksplicite  që të punohet jashtëzakonisht shumë  në mënyrë që Kosova të përfitojë nga ky projekt  shumë i rëndësishëm .

  • Shtrohet pyetja pse Isa Mustafa, kryeministër sillet me kaq papërgjegjësi .

E dyta

Kërkesa e dytë , sipas burimeve të gazetës “Blic” ishte: Reforma rrënjësore e kabinetit qeveritar, për shkak të rënies së kredibilitetit të këtij kabineti qeveritar. Amerikanët kanë kërkuar një rifillim të kësaj qeveri. Jo të bëhen ndryshime kozmetike. Pavarësisht kësaj kërkese në media elektronike e të shkruara është raportuar  se do të ketë vetëm tri ndryshime në kabinetin qeverisës, gjegjësisht vetëm tri plotësime të vendeve të zbraztë  që  i ka lënë Hashim Thaqi me kalimin në Presidencë.

  • Shtrohet pyetja si Isa Mustafa, kryeministër mundi të gënjejë me kaq papërgjegjësi.

E treta

Kërkesa e opozitës dhe shumicës qytetare ishte që të shkohet në zgjedhje të parakohshme  duke e rrezuar këtë qeveri  për shkak  të dobësive  qeverise, korrupsionit, individëve, të cilët dyshohen si  pjesëmarrës në krime të organizuar etj. Nuk u përkrah nga amerikanët. Arsyetimi ishte mjaft i sinqertë duke shpresuar se koalicioni  PDK – LDK do të arrin  ta përmirësoi situatën. Njëherazi këtë e afatizuan me : “ Nuk do të ketë  zgjedhje  të reja deri në  vitin tjetër”. Gjithnjë duke shpresuar se do të përmirësohet situata.

  • Mirëpo, ky përmirësim nuk po ndodh as në këtë vit.

Tash shtrohet pyetja : Cilat janë arsyet që nuk u realizuan këto kërkesa qe një vit. Pse nuk u informuar  opinioni i brendshëm dhe i jashtëm për mos realizimin e këtyre  kërkesave. Shikuar nga opinioni personal do të them,  se duke i propozuar  individ  pa kritere, pa transparencë  sigurisht se do të ketë pasur  para vetes punësimin e individëve të rrethit  familjar apo njerëzve të dëgjueshëm, të cilët do të punonin sipas asaj që iu thotë Isa Mustafa. Isë Mustafa, nuk ka arritur edhe sot e kësaj dite të përvetësojë  mënyrën  demokratike të qeverisjes. Ai ka mbetur në mënyrën e qeverisjes  sipas  sistemit  diktatorial – komunizmit. Humbja e një projekti kaq të leverdishëm  për Kosovën është humbje shumë e madhe. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe shtetit për të cilën nuk mund të kalohet pa shkuar në përgjegjësi.

Çështja e mos reformimit të kabinetit qeverisës është shumë  e ndjeshme. Derisa në kërkesë  thuhet qartë se kabineti qeverisës duhet të reformohet rrënjësisht  për shkak të dobësive, korrupsionit dhe dyshimet se ka individ, të cilët apostrofohen si pjesëmarrës në krime të organizuar. Kryeministri Isa Mustafa , e shtrembën kërkesën duke e minimizuar në  nivel të ulët duke thënë:” Ne  do ti plotësojmë tri vende të zbraztë në kabinetin qeverisë” . Kjo gënjeshtër publike pa fijen e turpit  të jep për të kuptuar se gjërat shikohen si lojë fëmijësh, apo kemi të bëjmë me ndikimet  e të  majtës komuniste  që pretendon në rikthimin e ndikimit rus në Ballkan.

Kërkesa e opozitës për rrëzimin e qeverisë ishte mjaft e fuqishme me arsyetim se ka dobësi të shumta si: Korrupsioni , papunësia e madhe, krimi i organizuar dhe çështja e demorkracionit  etj. Kërkesa këto që quan në protesta të dhunshme,të cilat  ngadalësuan  në mënyrë të skajshëm  zhvillimit ekonomik, politik e veprimtarive të tjera. Mirëpo, kjo kërkesë nuk u pranua nga SHBA-të  me arsyetimin se duhet  për  ti  dhënë hapësirë koalicionit  PDK- LDK  për të parë se a do t ,ia del që të përmirësojë  situatën. Ky orientim u kushtëzuar  për një vit.  “ Nuk do të ketë zgjedhje të reja deri në fund të vitit tjetër”.– Është fjala për vitin 2017-  Gjithnjë duke pasur  dëshirë e shpresë se gjërat do të përmirësohen.  Mirëpo, edhe ky kushtëzim nuk e dha rezultatin e pritshëm.

Përfundimisht , treshja qeverise: Thaqi, Veseli e Mustafa , nuk kanë treguar aftësi qeverisëse , nuk kanë mundur të lirohen prej ndikimeve  paraprake që janë përgatitur në frymën e majtizmit dhe marrjes së qeverisjes me përkrahjen e grupeve të nëntokës , shantazheve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, edhe gënjeshtrat dhe presioni mbi  mjetet  e informimit publik bënë që të mbajnë situatën politike në vend numërim e kështu edhe  zhvillimin ekonomik .  Qëllimi kryesor i tyre është ti shmangen përgjegjësisë për daljen para gjykatës speciale, para qytetarëve e para miqve, të cilët shpenzuan mund e mjete për ta shpëtuar këtë popull .                                           Mbështetur në këto rrethana jam i mendimit  që shkuarja në zgjedhje të parakohshme  është   e domosdoshme.  E di se Isa Mustafa  e ka kundërshtuar idenë  për shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme  duke e arsyetuar  se po mbetet pa e bërë: Ushtrinë, liberalizimi i vizave, zhvillim të shpejt ekonomik, rritjen e numrit të punësuarve, sipas tij Kosova duhet të paguaj 5 milion euro në procesin e pasaportave dhe 30 milion euro për parregullsi në qeverisjen  e korporatave.  Ky zotim ka anën e nën tokës sepse bën  parapërgatitjen  për të fajësuar opozitën dhe qytetarët, të cilët janë për të quar proceset përpara.   Pse nuk u bënë për tri vite këto punë. Kush duhet ti bënte. Qytetarët apo qeveria e prokuroria me organet e gjyqësisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...