Published On: 23 Prill, 2017

Gecaj përjashton mundësinë e koalicionit LDK – VV

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal njëherësh këshilltar i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak siç thotë ai, të mjeteve dhe metodave që ata i përdorin.

Zgjedhjet e parakohshme nëse eventualisht mund të mbahen këtë vit, ekziston mundësia që Lidhja Demokratike e Kosovës të vendosë vija të kuqe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu së paku konsideron Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

“Unë e shoh shumë të vështirë një koalicion me VV’në duke marrë parasysh metodat që i përdorin ata”, tha Gecaj.

Gecaj gjatë një interviste dhënë për Tribuna Channel, ka thënë se LDK’ja është e përgatitur për zgjedhje madje e ka gati edhe programin politik për zgjedhjet e ardhshme.

“Lidhja Demokratike është në vazhdimësi e përgatitur për zgjedhje duke përfshi edhe program edhe platformë’, tha Gecaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...