Published On: 9 Janar, 2017

Gazprom: Eksport rekord i gazit drejt Evropës më 2016’n

Rusia ka eksportuar një sasi rekord gazi drejt Evropës dhe Turqisë në vitin 2016, thënë ndryshe 179,3 miliardë metra kub, pavarësisht vullnetit të Bashkimit Evropian për të reduktuar varësinë ndaj hidrokarbureve ruse, theksoi sot gjiganti publik rus “Gazprom”.

”Ky volum është në rritje prej 12,5 për qind, rreth 19,9 miliardë metra kub, në raport me vitin 2015″, theksoi grupi publik, i cili posedon monopolin e eksporteve nga gazsjellëset.

Ekspertët e shpjegojnë ecurinë e mirë të eksporteve të gazit rus në Evropë nga temperaturat e ulëta në fund të vitit 2016, rënia e çmimeve të naftës me të cilat janë lidhur kontratat e ”Gazprom”-it, por gjithashtu dhe ulja e prodhimit evropian, transmeton atsh.

“Ky rezultat rekord tregon rritjet domethënëse të kërkesës për gaz rus në Evropë dhe mundësinë që disponojmë për të garantuar eksporte të besueshme në volumet e nevojshme”, theksoi ”Gazprom”-i.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...