Published On: 24 Prill, 2017

Gazetat gjermane e cilësojnë Mavrajn si lojtari që i solli humbjen Hamburgut

Paraqitja e Mërgim Mavrajt në ndeshjen e Hamburgut kundër Darmstad në fundjavë ka lënë shumë për të dëshiruar dhe mediat gjermane nuk janë kursyer me mbrojtësin shqiptar pas humbjes 2-1 që rrezikon përsëri ekipin e tij.

Gazeta “Hamburger Abendblatt”, duke bërë vlerësimet e sfidës, ka arritur deri aty sa e ka cilësuar  si futbollistin më të rëndësishëm për ekipin kundërshtar.

“’Njeriu i ndeshjes’ për Darmshtadin. I ndihmoi miqtë me një gabim si para golit të parë, ashtu edhe të dytë, duke i dhënë fitoren e parë në transfertë në këtë sezon”, shkruhej në këtë gazetë.

Ndërkohë, e përditshmja sportive gjermane “Kicker”, për të dytën herë në këtë sezon i ka vënë mbrojtësit shqiptar notën 6, ku zakonisht notat që vë janë nga 1 të 5.

Mavraj në shumë ndeshje është cilësuar si njeriu i ndeshjes për skuadrës e tij Hamburg.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...