Published On: 17 Maj, 2017

Gazetari britanik: Fushata e Serbisë e ndihmoi ringjallen e karrierës së Haradinajt

Gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah, ka analizuar mundësinë që në krye të Qeverive në Serbi dhe Kosovë të vijnë udhëheqës të tjerë, lëvizje këto që mund të sjellin qasje të re të të dy qeverive edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Tim Judah është korrespondent për Ballkanin i revistës prestigjioze The Economist. Ai është autor i disa librave mbi Serbinë dhe Kosovën, si dhe një libri mbi revolucionin dhe krizën në Ukrainë.

Pas arritjes së koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, Judah, përmes rrjeteve sociale, ka shkruar se lehtë mund të ndodhë që në krye të ekzekutivit kosovar të vendoset Ramush Haradinaj, kurse Kryeministër në Serbi të bëhet Ivica Daçiq.
Sipas tij, fushata e Serbisë kundër Haradinajt, sidomos me arrestimin në Francë, bëri që karriera politike e Haradinajt të ringjallet.

“Ka mundësi reale që së shpejti, Daçiq do të jetë kryeministër i Serbisë, kurse Haradinaj i Kosovës. Fushata e Serbisë e ndihmoi ringjallen e karrierës së Haradinajt”, ka shkruar Tim Judah, transmeton gazetametro.

Tutje, ai ka thënë se kjo mund të sjellë edhe zhvillime të reja në dialogun mes dy vendeve.

“Me Daçiqin dhe Haradinajn si kryeministra të mundshëm të Serbisë dhe Kosovës, po vjen edhe një kohë interesante për dialogun”, shkruan ai.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Jooo , z. Tim Judah jo. nuke eshte ashtu. Ndalimi i z.Haradinaj ne France e shpetoi PDK e z. Veseli nga shksperderdhja pase gjithe atyre aferave korruptive dhe veprimeve kriminale te disa zyrtareve te saje te larte , kapjes se shtetit ,deshtimin e reformacije ne sistemin te drejtesise dhe deshtimeve te tjera ne menaxhimin e shtetit gjate dekades e fundit.
    Perndryshe , cila parti politike me 33 deputet , do te pranonte te ia jepte nji partie tjeter politike postin e kryeministrit me qe ka 10 + 6 = 16 deputet…apsurd i papare i kohes por , PDK eshte ne siklet te madh dhe vetem ” djegeja ” e figurse dhe autoritetit te z.Haradinaj mund partise me te madhe ne Kosove te ia rrite shpresat se Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Puneve te Brendeshme mund te jene akoma ne duar te koalicionit ” fitues ” , PDK : AAK + NISMA , i nderuar z.Tim Judah

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...