Published On: 21 Tetor, 2016
Bota |

Gazetarët e fusin në ‘kurth’, Presidenti francez rrëfen se ka urdhëruar vrasjen e 4 personave

Në një koleksion intervistash të botuara nga dy gazetarët e ‘Le Monde’, presidenti francez, Francois Hollande, fyen rëndë një listë njerëzish që përfshijnë gjyqtarë dhe avokatë, emigrantë dhe myslimanë, futbollistë dhe intelektualë, aleatë politikë, armiq.

Por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto: ai ka pranuar se personalisht ka urdhëruar vrasjen e katër armiqve të shtetit, me sa duket militantë në Lindjen e Mesme, shkruan “BBC” në një shkrim të gjatë mbi këtë skandal.

60 intervistat janë janë akumuluar gjatë pesë viteve të fundit nga gazetarët e “Le Monde: Gerard Davet dhe Fabrice Lhomme, transmeton syri.net.Presidenti i ka pritur ata rregullisht në pallatin Elysee dhe ka biseduar me ta, mesa duket në mënyrë miqësore. Gazetarët e ka fshehur qëllimin e tyre të vërtetë për të shkruar një libër dhe Hollande i ka pranuar pas asnjë verifikim.

Miqtë në Partinë Socialiste, që ende shpresonin se Hollande do mund të merrte një mandat të dytë në prill, thanë se ‘jemi të befasuar nga pakujdesia verbale e presidentit”. Ata frikësohen se ai ka dëmtuar tashmë fushatën e tij të sapolindur.

Shumë nga komentuesit e kanë quajtur këtë përmbledhje intervistash, as më pak e as më shumë se një “vetëvrasje politike”.

Disa nga komentet më të diskutuara janë

Të Gjelbrit janë një “si një dhimbje në prapanicë” dhe rebelët e krahut të majtë janë një “tufë idiotësh”. Paraardhësi presidencial është një “mini-De Gaulle” i papërpunuar dhe kandidati republikan Nicolas Sarkozy është një “lepur”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...