Published On: 19 Maj, 2017

Gazetarë dhe publicistë po i zbulojnë agjendat e tyre të fshehura!

Gazetarët dhe pubicistët po i zbulojnë më në fund agjendat e tyre të fshehura prej vitesh.

Njëri nga gazetarët më të njohur viteve të fundit njihej si kundërshtar i fuqishëm i Hashim Thaçit. Por, ky ishte vetëm një ndryshim apo thyerje imazhi e atij të pas luftës, kur akuzonte deri në therori kolegët e vet të pakët të mendimit ndryshe, si Mero Baze, Rexhep Kastrati, Bardhyl Ajeti, Idriz Morina, shkrimet e të ciëve pasi i rrethonte me të zezë, të shënjestruara si për piketim vrasje, i botonte në të përjavshmen “Zëri”.

Atëherë ishte arrogant dhe mbrojtës i pamasë i Hashim Thaçit, dhe të atyre që na kishin çliruar sipas tij. Më saktë njëri prej atyre që e barazoi luftëtarin e UÇK-së me çlirimtarin, ndërsa vite më vonë do të tërhiqej nga ky barazim dhe do ta bënte dallimin, se çlirimtarët ishin ushtarët e NATO-s, ndërsa komandantët e UÇK-së, tash do të barazoheshin me uzurpatorët.

Habia më e madhe ishte se LDK-ja do ta angazhonte nëpër promovime për libra për Ibrahim Rugovën, ani se ky kishte vite e vite që mundohej ta bllasfemonte Rugovën dhe ta demonizonte lëvizjen paqësore.

Por, tash Halil Matoshi ka kaluar në AAK, pasi më si thuhet nuk kishte fytyrë të shkonte në PDK, si la vend pasi që dashurinë për të e zëvënedësoi me urrejtje.

Vite më parë, në AAK kaloi një ish gazetar i BBC-së, mjaft i njohur dhe i respektuar, Muharrem Nitaj dhe që ndoshta për shkak të mediumit në të cilin punonte ai duhej të tregohej profesionist dhe nuk mund të gjeje aq simpati ndoshta për komandantët. Por, ai tregoi se megjithatë në shpirtin e tij, apo në të fshehtat e gazetarisë kishte një agjendë që të përkrahte djelmoshat e UÇK-së, dhe që Rugova të mbeste në hije, dhe të ulej disi popullariteti i tij.

Ndërkohë, këto ditë, pasi kishte kryer punën e këshilltarit të presidentes Jahjaga, ish gazetari tjetër i BBC, Arbër Vllahiu ka hyrë në AAK, duke ju bashkuar kolegut të vjetër Muharrem Nitajt.

Ditë më parë ka hyrë në PDK, e konsideruar si një yll i gazetarisë dhe me mbështetje të shoqërisë civile dhe të diplomatëve madje. Por, hyrja në PDK, ia uli përnjëherë imazhin, dhe ndodhi më pas sulmi ndaj saj, Arbana Xharrës, si të ishte i kurdisur.

Numri i gazetarëve që kanë hyrë veçanërisht në PDK është shumë i lartë, ndërsa që të dyja kanë stacionuar mjaft gazetarë në media publike, pastaj numri i tyre është jashtëzakonisht i madh në televizione private dhe në portale, ndërsa një pjesë tjetër janë edhe në institucione të tjera të krijuara nga Kuvendi apo në kompani publike.

Kjo dëshmon se agjenda e shumicës së gazetarëve në Kosovë ka qenë në përkrahje direkte dhe indirekte të krimit të bllokut të tashëm PDK-AAK…, dhe në një mnëyrë kanë ndihmuar forcimin e grupeve të krimit të organizuar, cimentimit të tij, dhe jo në ndihmë për të demokratizuar vendin, ndërsa tash sikur duan të pëshpërisin se kanë shkuar ta shthurin nga brenda. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...